Fier, kapet me kanabis në banesë

14.08.2016 10:45:30

Një person është arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit pasi është kapur me lëndë narkotike. Mësohet se në pranga është vënë 53 vjeçari Bilbil Rexhaj, banues në fshatin Ferras, Fier.

Arrestimi i Rexhaj erdhi pasi në bodrumin e banesës së tij i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi bimësh të thara lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.