Fier, vodhi 120 litra naftë tek TAP-i, arrestohet 24-vjeçari

18.01.2017 12:02:27

Vjedh 120 litra naftë në kantierin e shoqërisë T.A.P, ndalohet nga policia shtetasi Vilson Qerimaj, 24 vjeç, banues në fshatin Verbas, Fier.

Më datën 11 janar 2017, në vendparkimin e mjeteve të shoqërisë T. A. P, në vendin e quajtur “Mbrostar Ura”,  Fier, janë vjedhur 4 bidonë 30 litroshe, rreth 120 litra naftë nga një automjet i rëndë tip “Volvo” i shoqërisë T.A.P.

Pas punës hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë i mundur evidentimi dhe kapja e autorit të dyshuar ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia e naftës së vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Vjedhje”.