FIFA në prag të skandalit për titullin “The Best” për Leonel Messin

26.09.2019 17:54:50

Titulli “The Best” i akorduar Leo Messi-t nga FIFA, është përfshirë nga polemika të cilat mund të arrijnë deri në përmasat e skandalit. Trajneri i përfaqësues së Sudanit pretendon se vota e tij për pikët maksimale nuk ishte për argjentinasin, por për Mohamed Salah.

Ai ka postuar gjithashtu një fotografi të fletës së tij të votimit ku duken emrat e finalistëve që ai ka votuar, por të shumta ishin komentet në rrjetet sociale të cilat tregonin se fotografia është e përpunuar dhe jo e vërtetë.

Dyshimet shtohen edhe më shumë teksa Federata Egjiptiane e Futbollit, i ka dërguar një letër FIFA-s për marrë shpjegim përse votat e trajnerit dhe kapitenit të përfaqësueses nuk janë quajtur të vlefshme. Sipas trajnerit dhe kapitenit Elmohamadi procesi ishte i rregullt, dhe është e pakuptueshme se ku kanë përfunduar votat e tyre për Mohamed Salah.