Figura e Prof. Fehmi Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës

05.05.2019 19:26:53

Në kujtim të 20 vjetorit të vrasjës së nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës Heroit të popullit, Akademik Fehmi Agani, i cili u vra me 6 maj të vitit 1999, nga forcat okupatore serbe.
Akademik Fehmi Agani, ishte një emër, që shprehte në mënyrë sublime, thellësinë e personalitetit të vet dhe një karakteristikat kryesore të tij: mendjethellësinë, mendjemprehtësinë dhe mendimin kthjellët.
Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Profesor Agani i takonte Ajkës së intelektualeve shqiptar, i cili së bashku me intelektualet e tjerë të kohës me forcën e argumenteve dhe fakteve në vazhdimësi demaskonte propagandën serbo-sllave kundër shqiptarëve. Ai ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngusht të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Mori pjesë aktive në aktet madhore të vendit tonë siç janë: Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në bazë të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Republikës së Kosovës të vitit 1992.
Me aftësinë e forcës integruese, maturinë dhe racionalitetin në veprim, arriti të integroi të majtën dhe të djathtën, lëvizjen paqësore dhe lëvizjen ushtarake, të cilat ai i quajti krahët e një trupi.
Profesor Agani me veprën e Tij edhe sot është i pranishëm në jetën e të gjithë neve. Ai shpesh herë ishte i pranishëm edhe në Zvicër në momente të mira e të vështira në mesin e bashkatdhetarëve- veprimtarëve të Degës së LDK-së. Në të cilën e kanë dashur dhe çmuar autoritetin e tij. Duke gjetur mbështetje në jetën dhe veprën e Tij, si këshilltar i urtë dhe vizioanar i mendimit filozofik. Të vetëdijashëm se këtë vyrtyt e kanë dhe na e dhurojnë vetëm njerëzit e mëdhenj siq ishte Prof. Agani.
Me këtë cilësi që e kanë vetëm njerëzit e mëdhenj, Ai, fitonte përkrahjen e miqve të shqiptarëve dhe respektin për të si burrë shteti edhe për Kosovën. Po ashtu me modestinë e tij në veprimin politik fitonte përkrahjen e qytetarëve dhe të njerëzve për veprim të përbashkët.
Është shembull tipik për brezat se si Atdhetarët e mëdhenj si Hasan Prishtina e Akademik Fehmi Agani për interes të Atdheut me vetëdije kanë dhënë gjithçka të veten, madje edhe jetën. Ndërsa të tjerët në emër të interesit të atdheut me vetëdije marrin gjithçka për vete, madje edhe jetë.
Për fat të mirë në këtë kohë të pa kohë, Akademik Fehmi Agani dhe bashkëvizionar të Tij, nuk shohin se ç’po ndodh me Lirinë e Kosovës: Lirinë nga frika dhe Frikën nga liria!
Lavdi dhe i perjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Akademik Fehmi Aganit!

05 maj 2019
HAKI LATIFI

Fotografia e Haki Latifi
Fotografia e Haki Latifi