Fillet e Luftës speciale islamike të Serbisë, kundër ZOP-së së UÇPMB

10.05.2019 15:32:07

 

*Skender Jashari

1
Kisha lexuar Historinë Kombëtare Shqipëtare, që në shkollë fillore, sepse nuk më
mjaftonin vetëm gojdhanat që na tregonin mbi heroizmat dhe luftërat tona për Liri. Kisha lexuar
me vëmendje të veçantë, raportet, ndikimet, implikimet dhe instrumentalizimet e feve islame
dhe ortodokse, në asimilimin dhe zhdukjen e Kombit Shqipëtar. Natyrisht kisha studiuar më në
detaje, elaboratet shoveniste si Naçertaninë, Megali Idenë, ligjet dhe projektet e ministrave të
jashtë rus, prej të cilëve pastaj i përpunuan edhe më shumë edhe nga burrështetasit, Akademitë
e Shkencave dhe Kishat Ortodokse sllave dhe greke. Po ashtu Luftën speciale islamike të Serbisë
në shpërnguljet masive të Shqipëtarëve të Sanxhakut të Nishit nga 1878 e këndëj,2
pastaj
Marrëveshjet Jugosllavo-greko-turke, ku në çdo rast përdorën islamin dhe ortodoksizmin kundër
Kombit-Atdheut tonë!
Derisa vazhdimisht Autoritetet e Serbisë, tentonin, propagandonin, infiltronin agjent të
tyre, dirigjonin terrorist islamik, që të angazhoheshin në Lëvizjet dhe Luftërat për Çlirim të
Shqipëtarëve, me qëllim që pastaj para Aleatëve tonë perëndimorë( sidomos SHBA-së), t’na
paraqisnin Shqipëtarëve si terrorist islamik, e njëkohësisht të riorientonin Kombin tonë drejtë
Lindjes( siç na e kishin orientuar gjatë viteve 1877-1990) të njejtën e bënë edhe në Luginë të
Preshevës.
3
Fatin kisha që isha nga familje katolike nga Lugina e Preshevës,4
më saktë sot familja
e vetme që publikisht krenohemi që jemi Shqipëtar katolik të Preshevës, që kemi ruajtur
Kujtimin për Motin e Madh( Nëntorin e 1443, kur Gjergj Kastrioti, në Rrugën e Tij për kthim,
kishte qëndruar në fshatin Rahovicë!). Kjo ka dy anët e medaljes, anën e mirë e ka që më ka
bë të mundur të kuptoja sesa shumë Serbisë, i shërbeu islami dhe islamistët( hoxhallarët),5
e
kësaj ane, kurse anën tjetër të medaljes se shkaku i të qenit Shqipëtar katolik i Luginës së
Preshevës, nga Serbia dhe nga bashkëpunëtorët e saj, agjentët e saj dhe agjentët islamik të
Serbisë jemi përballur me terror dhe akte terroriste të papara!
Me rastin e shpërthimit të Luftës në Luginë të Preshevës, u angazhuam si familje në të!
Fatkeqësia ishte që isha 16 vjeç kur jam angazhu si ushtar, në Zonën Operative të Preshevës, në
fshatin Bukoc, shkaku i së cilës më pas do kuptoja që shumë gjëra nuk i kam bërë si do duhej:
nuk kam ndiku në eprorët tonë dhe në bashkëluftëtarët, gjatë luftimeve; kam lejuar të na iknin
ushtarët tonë frikacak; kam lejuar pozicionime të disfavorshme për ne e të favorshme për armikun,

1
Shkrimi është pjesë e librit, që do botohet në të ardhmen.
2 Të njejtën luftë speciale islamike dhe ortodokse e përdori edhe Greqia!
3 http://www.statewatch.org/news/2009/jun/Inside%20the%20Crevice.pdf faqe 56-61;
4 E një pjesë e familjes së gjerë, për interes të vetin, ishin bërë musliman dhe hoxhallarë që i shërbenin
Serbisë, në shpërnguljen e Shqipëtarëve nga Lugina e Preshevës.
5 Nënkupto për hoxhallarët e komunës së Preshevës!
2
duke i dëgju disa urdhëra të komandës tonë; nuk kam reaguar ndaj tradhëtive që kam pa; kam
lejuar që t’na komandonin edhe tradhëtarët etj.
Bashkë me mua ishte edhe vëllau i dytë që ishte 15 vjeç, derisa në janar-mars 2001 ishte
ushtar edhe vëllau i tretë(14 vjeç), e i cili ishte edhe si civil i armatosur. Personalisht kisha arritur,
të isha, si: Pjestarë i Njësisë Speciale për Bukoc; Pjestarë i Njësisë së Brijës( ku ishte vija e frontit
kundër forcave serbe); Instruktorë i armëve për Bukoc6
; përgjegjës i artilerisë për Bukoc( deri me
ardhjen e “Breshërit” të Malishevës së Gjilanit); Komandant i Mitrolozëve të rëndë për Bukoc, etj.
Kisha nuhatur edhe disa forma speciale të Luftës së Serbisë, kundër neve, ato ishin:
infiltrimi i spijunëve të Serbisë dhe Lufta speciale islamike e Serbisë kundër Luftës tonë, këta
bashkëvepronin mes vete!
Batalioni “Qenan Ibrahimi” të Brigadës 113 “Ibrahim Fejzullahu”, të stacionuar në Bukoc,
të komunës së Preshevës, sinjifikohet për bazën më të afërme prej nga UÇPMB, do kalonte
për në rrafshin e Luginës-siç ndodhi realisht tradhëtia e hyrjes në Rahovicë.
7 Bukoci, shkaku i
pozites gjeografike dhe gjeo-strategjike si dhe lidhjeve rrugore-monopateve, do frekuentohej
shumë më shumë nga vullnetarë për luftë, për logjistikë nga Presheva( sidomos Rahovica), por
edhe nga njerëzit e Serbisë që bënin luftë speciale kundër neve!
Lufta e Serbisë kundër UÇPMB-së, dhe Kombit-Atdheut tonë, pos veprimeve ushtarake,
ishte edhe:
1. Luftë speciale propaganduese;
2. Luftë speciale diverzive; dhe
3. Luftë speciale islamike!
Për fat të keq, strukturat komanduese të UÇPMB-së, ishin tejet naive( madje disa e
pranonin në heshtje si gjë normale), e sa për shkollim të rrallët ishin me fakultet, e njejta situatë
ishte edhe në Zonën Operative të Preshevës.

6 Duke qenë se isha i dalluar ( por edhe vëllau dallohej), në përdorimin perfekt të armëve, kjo ngjalli dyshimin
tek bashkëpunëtorët e Serbsië( që ishin infiltruar në UÇPMB), që nga ishim mësuar!? Bashkëpunëtorët e Serbisë
dhe autoritetet e Serbisë, dyshonin që neve( mua e vëllaut) na kishte përgatitur ushtarakisht dikush( zakonisht
dyshonin në Shqipërinë por edhe në vende tjera)! Nga ana tjetër edhe unë dhe vëllau, këtë dyshim të
bashkëpunëtorëve të Serbisë ia forconim duke i dhënë informata të rrejshme!
7 Unë dhe familja ishim për të hyrë në Rahovicë, por së pari duke i thy pikat serbe të Pyllës dhe të Brijës si dhe
duke largu forcat serbe edhe nga “Bërdhogjet”
3
Nga shkaku që si unë dhe vëllau, vazhdimisht ishim në terren, na bënte të kishim shumë
më shumë informacione të sakta. Kishim identifikuar disa herë flirtimet8
dhe “donacionet”,9
e
pastaj edhe u veshën si ushtar në UÇPMB, në fshatin Bukoc, dy nipat e Njazi Kishës.
10 Kishim
reaguar që në fillim, por struktura komanduese e heshti, madje i vetëquajtur komandant Çeçeni(
nga fshati Bukoc), i mori në familjen e tij!
Fillimet e luftës special islamike në terren, u panë më 27.12.2000, me rastin e faljes së
namazit të Fitër Bajramit edhe në Bukoc. Në këtë rast kam identifikuar tre elemente:
1. Biseda për vendin ku do faleshin;
2. Ushtarët tonë që denjësisht do faleshin; dhe
3. Hoxha që kreu ritin fetar.
Derisa disa nga ushtarët përgaditeshin për t’a falë namazin( pastroheshin), ne tjerët që
nuk e bënim këtë rit, rrinim me organizatorët e këtij rasti. Mes tyre edhe hoxha dhe disa nga ne
ushtarët, filluan të flitnin për vendin se ku do faleshin. Faktin që më ka bë të dyshoja që aty,
ishte se hoxha shikoi një ledinë, vend ky që shihej nga KFOR-i Amerikan, që ishte i stacionuar
në Kodrën e Garës, rreth 1 kilometër vija ajërore!
Asnjë ushtar i yni i vërtetë, nuk ishte entuziast për falje të namazit, madje shumë nga ne
talleshim. Ndërsa derisa përcjellja me vëmendje ushtarët tonë, që faleshin me të vërtetë, ata ishin
spijunët e Serbisë, frikacakët dhe tradhtarët!11
Hoxha ishte diku rreth 25-30 vjeç, i sektit vehabi, kishte ardhur enkas për këtë rit fetar, mes
tjerash në predikimin e tij terrorist islamik, lavdëronte xhihadin dhe thoshte:” lum ai që vdes për
allah!”12
– derisa ne ushtarët kishim qëllim Lirinë e Atdheut e jo vdekjen për Allah!13 Madje çdo
ushtar i jonë i vërtetë, thoshte që luftonte për Liri dhe Bashkim Kombëtar, nuk dëgjoja kurrë
ndonjë që thoshte që luftonte për allah!

8 Madje në një organizim të një prite, ku e kishim vendosur afër Prroit të Markut,( në rrugën që lidh fshatin
Rahovicë dhe Tërdhat) më thirrin edhe mua( pasi kisha pushkomitrolozin e vetëm në këtë njësi). Informata ishte
se zakonisht andej kalonin dy pinca me forca serbe. Pas disa minutash qëndrimi në pritë, na jepet urdhëri për të
ikur, sepse nga varrezat e Zhunicës, në drejtim tonin vinte blinda( BTR) dhe një pragë serbe( nga kjo kuptova që
dikush kishte dhënë informatë kundër neve!). Në atë çast, komandanti i njësisë tonë, flet me një person dhe
na urdhëron :” tërhiqnu menjëherë se na hetuan shkijët!”. Me mua ishte edhe një ushtar, të cilit i besoja, kurse
asnjërit tjetër nuk i besoja. Duke ikur malit përpjetë, herë me vrapë e herë me ecje të shpejtë, pas disa qindra
metrash u bashkuam dhe e pyes komandantin e njësisë, me kë fole!? Ai ma thotë një emër! Këtë njeri e njihja
me “rrënjë e me farë” ishte nga stërgjyshi bashkëpunëtorë i Rankoviqit, pra familjar i Njazi Kishës.
9 Dhënijen e disa deleve për UÇPMB, në Bukoc, duke kaluar përskaj pikës së Brijës( derisa isha në atë pikë),
duke u afruar tek “pika e Shkollës” së Bukocit, ku ishte në Roje vëllau im i dytë( ku bëhet dorëzim-pranimi i
këtyre deleve)!
10 Mjafton kërkimi në google, do i’u paraqitet emri i këtij personi!
11 Tradhtarët ishin ata që na kishin gjuajtur pas shpine në beteja, apo gjatë lëvizjeve tona nëpër terren!
12 Gjatë gjithë predikimit disa minutësh, asnjëherë nuk e përmendi “luftën për Atdhe apo për Liri”!
13 Madje edhe ata frikacakët, i luteshin allahut që t’i ruante, mos të vriteshin!
4
Ky rast ishte fillesa e angazhimit tim, që në terren mos të kishte luftë islamike, por thjesht
Luftë të pastër Kombëtare Shqipëtare! Këtë Luftë të fshehtë që bënim kundër Luftës speciale
islamike të Serbisë, Serbia e kishte kuptuar, por agjentët islamik të Serbisë, aspak nuk arrinin të
na hetonin!
Agjentët islamik të Serbisë që zakonisht kryenin edhe njëkohësisht rolin e tradhtarit dhe
spijunit, zëri dhe propaganda e tyre, në fushëbeteja nuk dëgjohej sepse qëndronin pas vijës së parë
apo me fillim të gjuajtjeve largoheshin mbrapa për në vende më të sigurta (prej nga na gjuanin
pas shpine), e disa të tillë edhe fare nuk afroheshin në pikat frontit.
Në vitet më vonë, duke studiuar dhe gjurmuar fotografitë e rastit, e sidomos edhe të disa
fshatrave të tjerë afër Bukocit, duke analizuar vendin e kryerjes së faljes, mënyrën e kryerjes dhe
predikimin fetar, u binda plotësisht që “falja e Namazit të Fitër Bajramit, të vitit 2000, në UÇPMB,
në Zonën Operative të Preshevës, më saktë në fshatrat Bukoc dhe përskaj Bukocit, ishin të
qëllimshme dhe pjesë e Luftës Speciale islamike të Serbisë”!
Derisa Lufta jonë, nuk kishte asnjë ide elementare për ta sfiduar dhe luftuar luftën special
islamike të Serbisë, për të luftuar edhe kundër agjentëve islamik të Serbisë, të cilët kishin qëllim
që Luftën për Liri( të UÇPMB-së) ta identifikonin si xhihad-terrorizëm islamik!14
Kisha hetuar që disa ushtar tonë( që mbanin emblemën tonë, por që i shërbenin armikut), nuk e
propagandonin islamin shkaku i frikës nga vdekja( që mund të vriten) apo nga besimi fetar i tyre,
por kishin një “arsye tjetër”!15 Shumë të rrallë kanë qenë ushtarët që ishin fetarë( të besimit
islam), e që praktikonin fenë!16 Propagandimi i islamizmit, në UÇPMB, bëhej si nga agjentët e
Serbisë( bashkëpunëtorët e saj, por kishte edhe spijun të Serbisë, madje edhe të tillë që hapur
tregonin që ishin spijun!), por edhe nga disa “patriot”,17 frikacakët( që e pranonin që frigoheshin
nga luftimet)!
Gjatë Luftës së UÇPMB-së, kisha nuhatur, hetuar dhe zbuluar shumë lidhje, informata,
persona që ishin spijun, agjentë dhe bashkëpunëtorë e sidomos agjent islamik të Serbisë( policisë
serbe, agjensive informative të saj). Ata pos informatave që depononin për Serbinë, tradhëtive
që bënin kundër Luftëtarëve të UÇPMB-së, një pjesë e tyre luanin rolin e propaganduesit( siç
propagandonin edhe mediet dhe autoritetet serbe për dhënijen e imazhit të luftës tonë për Liri, si
luftë islamike, luftë me xhihadist e terrorist islamik)!
18

14 http://www.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a496881.pdf faqe 36;
15
“Aryseja tjetër” ishte që këta porositeshin dhe dirigjoheshin nga njerëzit e Serbisë!
16 Një i tillë ka qenë ushtar në Bukoc, por që pastaj ka kalu në Shoshaj të epërme!
17 Si të tillë njihen nga popullata e Luginës së Preshevës, madje disa të tillë kanë qenë edhe në UÇK të Kosovës,
që lehtësisht mund të identifikohen se për ç’arsye kishin qenë në luftë, sepse ata shëtitnin nga një Zonë në Zonën
tjetër Operative dhe nuk janë angazhu drejtëpërdrejt në luftime, por që në realitet kanë qenë Agjent Special
Islamik të Serbisë!
18 https://www.gazetaexpress.com/oped/nocioni-fondamentalizem-islamik-shqiptar-eshte-produkt-i-sherbimitsekret-te-serbise-544313/ ; http://www.kosovo.net/erpkiminfo_feb04/erpkiminfo15feb04.html ;
5
Më:10.05.2019
*Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.