Filloi punën Seminari i XXXV- të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

15.08.2016 13:13:54

I ka filluar punimet e Seminarit i XXXV-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ku po marrin pjesë rreth 120 albanologë si dhe dhjetëra studentë të cilët kanë ardhur në këtë seminar për ta mësuar gjuhën shqipe.

Drejtori i Seminarit Rrahman Paçarizi tha se Seminari nuk është ndalur as në kohët më të rënda për vendin e nuk do të ndalet as tash dhe se askush nuk do të mund ta pengojë mbajtjen e tij.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i cili së bashku me kryeministrin Isa Mustafa ishte në hapje të Seminarit tha se ky ndihet i nderuar që është prezent në një seminar të tillë i cili për nga tradita është një traditë e vjetër edhe pse për shkak të rrethanave është përvjetori i 35-të ku njerëz nga e gjithë bota vijnë dhe e mësojnë gjuhën, kulturën e traditën shqiptare ndërsa qytetarët e Kosovës i mësojnë të atyre.

Seminari për kryeministrin Isa Mustafa është bërë shenjë identifikuese e Kosovës .

“Si kryeministër jam i lumtur që kjo traditë e seminarit po vazhdohet duke trajtuar tema të ndryshme dhe të larmishme dhe duke pasur pjesëmarrës dhe elemente nga e gjithë bota”, tha ai.