Fillojnë gërmimet për varrezë masive në veri (Video)

04.08.2016 22:51:57

Lokacioni i radhës  ku dyshohet për varrezë masive pas luftës në Kosovë, ai në pjesën Veriore të Mitrovicës, ka filluar sot të gërmohet për të verifikuar nëse ka apo jo mbetje mortore.

Prenk Gjetaj, nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit, ka thënë për Tribuna Channel, se orientimi i gërmimeve është në Zubin Potok në fshatin Jabuk.

“Gërmimet në Zubin Potok kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Aty janë edhe përfaqësuesit e komisionit për të pagjeturit si dhe  ata të mjekësisë ligjore. Orientimi i gërmimeve është në pikën dyshuese për mbetje mortore në fshatin Jabuk, pas kësaj presim vlerësimet”, ka thënë Gjetaj.