Fillojnë pakënaqësitë e para brenda partisë së Gruevskit?

17.10.2016 16:02:06

Fund java nuk ka kaluar edhe shumë mirë për partinë OBRM-PDUKM, siç mundohen ta prezantojnë megafonët e pushtetit. Mësuam se fund java e OBRM-së ishte tensionuese për kryetarin e partisë, Nikolla Gruevski.

Për shkak të pasigurisë e cila mbretëron në mesin e kuadrove të partisë se do të humbasin zgjedhjet në njërën anë, dhe frika se mund të jenë në “listën e PSP”, në OBRM-PDUKM si rrallë deri më tani kërkohet vend më shumë në listat e kandidatëve për për të siguruar imunitet parlamentar. Në garën për imunitet nëpërmjet vendit të sigurt për listat parlamentare, janë përfshirë 6 kryetarët e degëve partiake.

Ata bëjnë presion me çdo çmim që të jenë në listat e kandidatëve, duke informuar Gruevski se mund të refuzohet lojaliteti i qendrës, nëse nuk pranohen kërkesat e tyre, thuhet nga portali Libertas.

Ne mësojmë se për shkak të kësaj, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ishte aq nervoz, dhe në diskutimin e bordit dhe njëri prej tyre është refuzuar, me fjalët se më lojale është BDI dhe Ali Ahmeti, sesa ai dhe degët tij.