Fillon dezinfektimi në rajonet e vërshuara në Maqedoni

12.08.2016 12:38:55

Në rajonet e vërshuara në Komunën Aerodrom prej dje filloi procesi i dezinfektimit të shtëpive, të cilat u kapluan nga vërshimet.

Nga komuna në fjalë njoftojnë se në bashkëpunim me Institutin për shëndet publik, ekipet për dezinfektim filluan nga rruga “Bozhin Nikollov” në Lisiçe të Epërme, ndërsa do të pasojnë rrugët “Mite Bogoevski” në lagjen Lisiçe, si dhe në lokacione të tjera ku tashmë janë mënjanuar balta, uji dhe amvisëritë e dëmtuara.