Fillon faza e parë e ndërtimit të kanalizimin në Llukar (Foto)

29.10.2016 11:35:57

Ka filluar faza e parë e ndërtimit të kanalizimit në fshatin Llukar të Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka treguar se ky projekt kap vlerën 85 mijë euro.

“Fillon faza e parë e ndërtimit të kanalizimit fekal, në rrugën për Llukar. Ky projekt në gjatësi prej 2440 m dhe në vlerë prej 85 mijë eurosh do të kryhet me plan dinamik për 90 ditë pune”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

14915509_10155394366122166_439969039454569549_n14563370_10155394366017166_9016946068513474962_n14591766_10155394366002166_8843354669807312754_n