Fillon mbledhja e kryesisë së kuvendit

08.09.2017 15:26:53

Në Kuvend ka filluar mbledhja e Kryesisë ku do të caktohet data dhe ora e mbajtjes së seancës për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Në këtë mbledhje, përvec kryetarit Kadri Veseli, po marrin pjesë edhe nënkryetarët Xhavit Haliti, Aida Dërguti, Kujtim Shala dhe Sllavko Simiq.