Fillon procesi i largimit të tankeve nga Stambolli dhe Ankaraja

23.08.2016 18:15:22

Pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në Stamboll dhe Ankara ka nisur procesi i tërheqjes dhe largimit të tankeve.

Sipas një njoftimi të agjencisë Anatoli të lajmeve, autoritetet turke kanë marrë vendim të transferojnë disa brigada ushtarake jashtë qyteteve të mëdha të Turqisë dhe për këtë ka nisur procesi për tërheqjen dhe largimin e  tankeve nga Ankaraja dhe Stambolli dy prej qyteteve më të rëndësishme të Turqisë.

Binali Yildirim kryeministër i Turqisë ka thënë se disa baza përreth Ankarasë nga të cilat janë ngritur avionët luftarakë dhe helikopterët e grushtit të shtetit dhe godina e parlamenti së bashku me hyrjen e presidencës do të qëndrojnë të mbyllura. Më 15 korrik ushtarakët turq u munduan të bëjnë grusht shtetit por që dështoi pas disa orësh