Fillon protesta e opozitës në Tiranë

11.05.2019 19:26:20

Në Tiranë është duke u mbajtur protesta opozitës së bashkuar shqiptare.

Protestës i prinë lideri i PD-së, Lalzim Basha dhe ajo e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Dy lidrët e opozitës kanë postuar në Facebook mesazhe të posaçme me thirrjen për bashkim.

“Kavaja dhe gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë. Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!” shkruan Basha.

“Për dinjitetin, për familjen, për kombin. JO varfërisë, JO arrogancës. Per drejtësi të barabartë, Për shëndetësi të barabartë, Për shanse të barabarta. Asnjë hap pas”, shkruan Kryemadhi.

Edhe pse ora 20:30 është limiti që Policia e Tiranës  ka përcaktuar për opozitarët për të protestuar, Partia Demokratike deklaron se nuk e njeh më atë si institucion.