Fillon rikonstruimi i rrugës në lagjen Drenovec në Tetovë

27.08.2016 17:53:27

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se është filluar puna për rikonstruimin e lagjes Drenovec në Tetovë.

”Sot filluam rekonstruimin me asfaltim të rrugës 151 në lagjen Drenovec. Bëhet fjalë për asfaltim të rrugës në gjatësi 900 metra dhe gjërësi 7 metra. Punët ndërtimore pritet të mbarojnë brenda 10 ditësh. Për këtë investim infrastrukturor janë ndarë 4.5 mil denarë (apo 73170 euro) nga buxheti vetanak i komunës së Tetovës.” shkruan Teuta Arifi në Facebook.