Fillon takimi ndërmjet Kurtit dhe Mustafës

30.11.2019 14:29:41

Ka filluar takimit ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës

Kurti e Mustafa pritet të vendosin për ndarjen e posteve ministrore dhe çështjen e presidentit.

Albin Kurti njoftoi se nuk do të ketë deklarata dhe pas takimit do të lëshohet vetëm komunikata për medie.

“Nuk ka nevojë të na prisni do ta lëshojmë një komunikatë. Takimet dhe puna vazhdojnë do ta kurorëzojmë se shpejti”, u shpreh Kurti, raporton Ekonomia Online.

Të premten janë takuar grupet punuese të VV-së dhe LDK-së të cilët thonë se kanë finalizuar marrëveshjen.

Ata kanë paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit VV-LDK.