Fillon takimi, Thaçi-Vuçiq shtrëngojnë duart para Mogherinit

23.03.2018 21:46:11
Siç edhe u paralajmërua ka filluar takimi trepalësh në Bruksel, mes shefes së diplomacinë së BE-së, Federica Mgherini, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.

Mogherini së pari ka zhvilluar takime të ndara me presidentet e të dyja vendeve ku më pas ka pasur një darkë me ta.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve.

 

dg