Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me Ministrin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe në harmoni të plotë me kërkesat e qytetarëve të Gjurgjevikut të Madh, të shprehura përmes kryetarit të Klinës, Zenun Elezaj, nënshkruan sot memorandumin e mirëkuptimit si tri institucione, për të ndërtuar rrugën në fshatin Gjurgjevik të Madh të Komunës së Klinës.