Fisnik Ismaili e uron Vetëvendosjen por ka diçka për të thënë për Albin Kurtin

07.10.2019 00:51:49

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, që është larguar nga ky subjekt, e ka uruar fituesin e zgjedhjeve nga rezultatet preliminare, që është ish-partia e tij.

Por, ish-deputeti iu ka dhënë shumë shpjegime e arsye qytetarëve përmes një postimi në Facebook, se cfarë mund të ndodhë sipas tij nga nesër me Vetëvendosjen fituese.

“Mos harroni: në 2007 Hashimi pat fitue pikërisht me fjalinë e plotve “T’ia jepim një shansë edhe këtij”. Me dorën tuej e keni votue (unë jo). Ibrahimi, para tij, nja 15 vjet tjera na pat ngrehë zhag. Shpresoj që s’përsëritet historia, e del hajër prej natës së sontme, e bahet mirë për juve”, ka shkruar Ismaili.

Shkrimi i plotë i ish-deputetit:

Po ia uroj fituesit qetash, pa ra me fjetë.

S’asht se kam pritë najsen ma ndryshe. Pishman s’jam për hiç kurrgja. A del baba, a nana fituese, s’e kam rrue asnjiherë. Prej Lëvizjes s’kam dalë me qëllim me e dobësue, por sepse s’kam dashtë kurrkujt me iu nënshtrue, qysh s’iu kam nënshtrue as babës tem, as kUmandantëve mbas lufte, as PSD-së, as koalicionit në këtë fushatë. Rrebel i leshit. Qasi jam.

Gjithë kam qenë, e jam i hapun për respekt e bashkëpunim, asnjiherë për nënçmim e nënshtrim.

Mbetet me i pa dy gjana: Qysh po bahet qekjo qeveri, se ka me u dashtë me ba koalicion me “hajnat” të cilët ka premtue se i çon në burg, edhe a po bahna debotet tuj lu koqe me Kitrrën, çorapet me vija e rimat e mija, prej një profili n’FB e Insta, pa faqe të sponzorueme e pa kerefekte. Kish qenë fore e mirë. T’e shohim mbas do dite a po hi.

Përndryshe, nëse bahna debotet pa i jepë zor me ba fushatë për vete, qysh s’i kam jepë as në dy mandatet e kalueme (me u shty me gjin në Facebook s’është najfarë mundi), e duke ju kallxue ashiqare fintat e politikanëve (e pseudogazetarëve) që i përdorin me ju bindë me i votue, atëherë llogaritne sa lehtë mundet me ju mbushë mendjen nji fushatë e mirëfilltë e organizueme prej një subjekti, që s’nalet tuj ba propagandë me vjet.

Dallimi është që unë s’kam rrejtë asnjëherë.

E, pa e pa tuj qeverisë dikon, s’e din se a të ka rrejtë me vjet.

Mos harroni: në 2007 Hashimi pat fitue pikërisht me fjalinë e plotve “T’ia jepim një shansë edhe këtij”. Me dorën tuej e keni votue (unë jo). Ibrahimi, para tij, nja 15 vjet tjera na pat ngrehë zhag. Shpresoj që s’përsëritet historia, e del hajër prej natës së sontme, e bahet mirë për juve.

Se sa për mue, jam sigurue që punoj me mirë e ndershëm me biznesin tem qe 15 vjet, pikërisht prej faktit se s’ia jap kurrkujt kënaqësinë me u varë prej tij/saj.

Ideali, miq, po iu shkërrdhejke njeriut në momentin kur po vijka era pushtet. E kam përjetue në luftë, me kUmandantat profitera, e edhe në paqe, gjatë rrugëtimit tim politik, me egot e secilit. Asnjani s’ka mujtë me i shkerrdhye idealet e mia, amo.

Rrebel e kritik faqebardhë ndaj gabimeve të pushtetit kam me qenë gjith, pa u tutë as një të vetmin sekond as prej liderëve, as militantëve. Punën e mirë kam me e çmue, e bashkëpunue nëse është për të mirën e përgjithshme. E nëse hi prapë debotet, e baj edhe prej foltores edhe këtë mandat.

Nëse s’hi, vazhdoj ju baj dizajne të përkryeme n’Karrotë, ju hjeki killa n’Transformohu, e ju shtroj ushqim të shëndetshëm në Ha Mirë, me çmime të volitshme.

Qoftë me hajr ndryshimi. Ndihmone me punë, kritikone me vend, mos pritni me u ba vetë veç me një ditë votimi, por duke i grahë bothës çdo ditë.

Në të njajtin shehër kemi me jetue me njani tjetrin edhe gjatë. Asnjëherë duke u urrejtë.

Shnet,

Fisi