Fitnete Ramosaj vdiq, apo e vdiqën?

07.04.2019 21:13:54

Nga Rexhep Kastrati

Vërtet ndjej keqardhje për vdekjen e Fitnete Ramosajt, sepse vdekja është një moment kur mbyllet cikli jetësor i kësobotshëm i njeriut!

Si gazetar dhe personalitet që ka mbi dy dekada që merret me hulumtimin e të vërtetës për luftën dhe për paqen, për vdekjet dhe vrasjet e të tjerëve, mund të shprehi keqardhjen për ikjen nga kjo botë të Fitnete Ramosajt, e cila së paku mund të ketë ditur, për të mos thënë edhe mund të jetë përfshirë për dhe në shumë vrasje të ndryshme!

Prandaj, është shumë më rëndësi të dihen rrethanat e vdekjes së saj: vdiq ngaqë i erdhi natyrshëm, apo e vdiqën ata që dikur mund të kenë qenë bashkëpunëtorë të saj, por që më vonë mund të jenë frikësuar se mos mund të fliste, ashtu siç mund të kenë pasur frikë Hashimi dhe Kadriu, Ganiu etj., se mos Ruzhdi Shaqiri thoshte të vërteta për vrasjet politike!

Nuk mund të them më shumë, nëse ka, ose ka pasur ndonjë nënë, ndonjë fëmijë, ndonjë vëlla apo motër, që mund të ketë mbetur pa djalë, apo vajzë pa baba, apo pa nënë, pa vëlla apo pa motër dhe pa ndonjë të afërm tjetër, nga ti, apo në raste që mund të kesh qenë e përfshirë, apo nëse ke mundur ta parandalosh!

Unë mund të them: Fitnete, Zoti pastë mëshirë për ty!