Fitore në minutën e fundit/ Tifozi i famshëm i Milanit qan sërish në transmetim live

24.12.2020 18:51:40

Milani po i bën të gjithë të përjetojnë emocione të jashtëzakonshme këtë sezon. Tifozët kuqezinj po mbeten të mahnitur nga ndeshja në ndeshje, dhe njëri prej tyre është edhe komentatori i njohur i futbollit italian Ticiano Krudeli.

I famshëm për përkrahjen ndaj Milanit, Krudeli solli një tjetër festim emocionues në momentet e fundit të sfidës së “Djallit” me Lacion kur Teo Hernandez i dha fitoren e çmuar kuqezinjve. Krudeli nuk ka pushuar së bëtituri nga gëzimi duke i shprehur mirënjohjen lojtarit francez. “Teo, Teo, Teo, Teo im! Teo im! Faleminderit Real Madrid!”, dëgjohet Krudeli duke bërtitur dhe qarë në studio.