Fitorja e Joe Bien nuk mjafton për të shëruar plagët që Trump i shkaktoi Europës

15.11.2020 02:38:35

Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA u shoqërua me një ndjenjë lehtësimi nga shumica dërrmuese e kryeqyteteve europiane. Në sytë e shumicës, presidenca e Donald Trump pa aleatin më të rëndësishëm të Bashkimit Europian të humbte interesin.

Megjithatë, perspektiva e një administrate të re të gatshme për t’u ribashkuar me Brukselin, si dhe rrethanat në të cilat Biden fitoi, i kanë dhënë gjithashtu bllokut më të madh ekonomik të botës shkak për introspektivë.

“Asnjë nuk ka iluzionin se me Biden gjërat papritur do të rregullohen,” tha një diplomat i lartë i BE për CNN. “Nën udhëheqjen e Trump, shumë prej nesh duhej të pranonim se mbështeteshim te Amerika. Kjo do të provohet nga fakti se sa ura do të ndërtojmë nën udhëheqjen e Biden”.

Të gjitha burimet e BE-së të kontaktuara në këtë pjesë folën nën kushtet e anonimatit për një larmi arsyesh. Disa nuk ishin të autorizuar të flisnin me të dhëna, të tjerët ishin të shqetësuar se mund të krijonin probleme diplomatike brenda bllokut në një kohë shumë të ndjeshme.

Presidenca e Trump i nxorri Europës para një problem të vetëm karshi aleancës: Njeriu në Shtëpinë e Bardhë. Fakti që personi më i pushtetshëm në Tokë ishte vërtet i gatshëm të vinte në dyshim aleancën transatlantike e detyroi Europën t’i druhej realiteteve të pakëndshme.

“Marrëdhënia nuk ishte e përsosur edhe para se Trump të merrte detyrën. Të dy, Obama dhe Bush, kishin zhvendosur fokusin e tyre gjeopolitik në Lindjen e Mesme dhe Kinë,” tha Tyson Barker, ish-zyrtar i DASH nën qeverinë Obama.

“Ajo që Evropa duhet të pranojë është që Trump-izmi nuk u mposht në këto zgjedhje dhe dikush si ai mund të vijë përsëri në katër vitet e ardhshme. Brukseli duhet të mendojë me kujdes për fusha specifike që mund të ndërtojë besim të qëndrueshëm dhe mekanizma që mund të durojnë Trump 2.0″.

Ndjenja e krijuar në Bruksel se Amerika po tërhiqej nga Europa u përkeqësua gjatë presidencës së Trump. “Gjatë katër viteve që Trump ishte në detyrë, ekzistonte një ndjenjë që më në fund ishte zbuluar një version i shëmtuar i Amerikës nga i cili evropianët gjithmonë kishin frikë se ekzistonte,” tha Cathryn Cluver Ashbrook, drejtoresha ekzekutive e Projektit për Evropën dhe Marrëdhëniet Transatlantike.

“Evropianët kanë folur shumë për autonominë strategjike sepse ata janë të dyshimtë se sa mund t’i besojnë me të vërtetë SH.B.A.-së për të investuar në marrëdhëniet me BE dhe forcimin e gjërave si NATO,” shtoi ajo.

Me pak fjalë, është pjesë e synimit të BE-së për të qenë më e pavarur në fushat që fillojnë nga siguria, ekonomia, zinxhirët e furnizimit dhe ndryshimi i klimës.Një nga përparësitë e Komisionit të BE-së për 2019-2024 është “forcimi i zërit të BE-së në skenën botërore duke rritur pozitën tonë globale si kampione të tregtisë së fortë, të hapur dhe të ndershme, multilateralizmit dhe një rendi global të bazuar në rregulla”.

Problemi në këtë pikë është se me “vullnetin më të madh në botë, nuk ekziston asnjë mënyrë që BE të jetë në gjendje të shkojë pranë SHBA-së dhe Kinës në këto fusha, sidomos kur kuptohet që nuk kanë të njëjtat agjenda gjeopoliitke”.

Diplomatë dhe zyrtarë të shumtë të BE shpjeguan për CNN se edhe termi “autonomi strategjike” do të thotë diçka të ndryshme për çdo shtet anëtar.

“Francezët flasin shumë për sovranitetin evropian dhe të bërit një lojtar serioz i fuqisë globale. Ata veçanërisht duan autonomi evropiane kur bëhet fjalë për çështje si siguria dhe mbrojtja. Gjermanët dhe Hollandezët marrin një pamje më të ekuilibruar. Ata duan autonomi, por nuk duan të ndërpresin përfitimet që kontinenti merr aktualisht nga interesi i SHBA në Evropë, “tha një zyrtar i Brukselit.

“BE historikisht nuk ka pasur një politikë të jashtme të përbashkët, përkundrazi është udhëhequr nga aleancat, përfshirë atë me SHBA. Por Trump zbuloi nevojën për një të tillë,” tha një zyrtar i politikës së jashtme të BE. “Tani kemi një President të cilin ne e respektojmë, i cili na respekton dhe respekton projektin që po përpiqemi të ndërtojmë. Shpresojmë se mund ta bindim atë se një Evropë më gjeopolitike është e mirë për SHBA.”

Nëse një bllok me 27 kombe si BE, me grumbullin e tij ekonomik dhe popullsinë e madhe prej gati 448 milionë banorët, të bëhet vërtet një lojtar gjeopolitik, do të ishte një forcë e frikshme. Zyrtarët dhe diplomatët kanë nivele të ndryshme optimizmi.

Disa pretendojnë se blloku nuk ka qenë kurrë i bashkuar në çështjet e jashtme falë Trump dhe krizës së Coronavirus, duke pranuar që bota ka ndryshuar shumë. Të tjerët shqetësohen se disa shtete anëtare, veçanërisht ato ku populizmi Trump-ist ka pasur sukses, do të jenë të rezervuar të marrin pjesë në projekte që flasin për sovranitetin pan-Evropian.

Në shumë aspekte, shekulli i 21-të nuk ka qenë i mirë me BE-në.