Fjala e Profesoreshes Elena Kocaqi ne Konferencen sensibilizuese mbi çeshtjen çame!

15.03.2019 03:04:14

“Se pari ju falenderoj te gjitheve qe jeni ketu sot, falenderoj organizatoret e kesaj Konference, falenseroj z.Lato, z.Aliu, per pune e palodhshme qe kane bere gjithe keto vite ne lidhje me çeshtjen çame. Nje çeshtje e cila per vite te tera ishte lene ne harrese. Arritjet jane te jashtezakinshme por kapaciteti qe ato kane dhe puna qe jane duke bere lene te shpresosh se do te jene edhe me te mira. Dhe un kerkoj sot nga populli çam dhe ai shqipetar kudo qe ndodhet qe te mbeshtesin Republiken e Çamerise, gjithe qeverine e saj me ne krye z.Lato sepse realisht po bene nje pune qe duhet ta kishin bere institucionet e shtetit shqipetar dhe shtetit te Kosoves. Eshte nje pune qe na perket te gjitheve sepse nuk po punojme vetem per Çamerine por per gjithe Shqiperine dhe çeshtjet me te rendesishme te historise se Shqiperise. Çeshtja çame nuk negociohet, Çameria nuk negociohet, ato jane te patjetrsueshme te njohura nga Zoti, te njohura nga ligji, te njohura nderkimbetarisht. Jane çeshtje te se drejtave te njeriut qe ne duhet apsolutisht ti kerkojme me force dhe kete gje eshte duke ber edhe qeveria me ne krye z.Lato.
Mua me beri shume pershtyoje nje deklarate e presidentit te Greqise i cili deklaron tre here rresht qe populli çam eshte nje popull kriminel i cili u largua per arsye se ka bashkpunuar me shtetin nazist. Shteti shqipetar nuk ka ber asnje deklarate zyrtare si kunderpergjigje pasi eshte nje shkelje shume e rende e te drejtave te njeriut e te drejtes nderkombetare qe ti te etiketosh si kriminel nje popull te ter. Pergjegjia penale eshte personale e sine tille çdo njeri mban pergjegjesi per veten e vet. Nuk ka ne historine e njerezimit denime kolektive te popujve te ter te larguar. Ky i çameve eshte nje genocid, shkelje e te drejtave te njeriut, nje nder krimet me te renda qe mund te ekzistojne. Dhe shteti shqipetar ti kunderpergjigjej kesaj deklarate. Keto deklarata te presidentit te greqis te çohen ne Gjykaten e Hages dhe te paditen per arsye se eshte shkelje e te drejtave te njeriut. Me kete deklatat qe greqia ka ber ajo ka pranuar vete genocidin e popullit çam dhe per kete arsye ajo duhet te denohet dhe populli çam duhet te kthehet ne Çameri dhe te marre gjithe te drejtat qe i takojne. Te drejta keto qe ja ka dhene Zoti pasi Populli çam ne territorin e tij eshte nje nga popujt me te vjeter ne Europer dhe ne bote, pasardhes te Pellazgeve, ku ka qene Dodona qendra me e vjeter fetare e botes dhe si te tille kane nje kulture te jashtezakonshme. Çamet i kane dhene botes Aleksandrin e madh nga Olimpia, i ka dhen Pirron e Epirit, i ka dhene nje nga njerzit me te famshem qe njeh historia. Mendoj se populli çam eshte keqtrajtuar e genociduar me te padrejte dhe i jane shkelur te gjitha te drejtat. Ne jemi ketu edhe pse jo çam qe te mbeshtesim popullin çam, qeverine e Republikes se Çamerise, me ne krye z.Festim Lato dhe z.Ali Aliu dhe tu japim atyre gjithe suportin tone me aq sa kemi mundesi nga ana e njohurive qe kemi me qellim qe ti perkrahim e ndihmojme ata dhe kerkoj nga gjithe populli shqipetar qe ti mbeshtesi ata dhe çeshtjen çame. Eshte momenti historik tani, ne duhet ta bejme tani sepse kemi kaluar 75 vjet duke e lene kete çeshtje ne harres. Ju falenderoj shume, pergezoj qeverine dhe i uroj shume suksese dhe te jemi gjithmone te bashkuar!
Rrofte populli çam!”