Fjalët e para të Blerim Xhemailit si lojtar i Galatasarayt

27.07.2016 23:53:16

Blerim Xhemaili është shprehur se ndihet i lumtur me rikthimin te Galatasaray.

Reprezentuesi zviceran pas një huazimi te skuadra italiane e Genoas është rikthyer te gjiganti turk.

“Jam i luntur me rikthimin në Galatasaray. Prej kohës kur jam huazuar deri më tani, Cim Bom Bom paska ndryshuar për të mirë”, tha fillimisht Xhemaili për mediat turke,

Mesfushori shqiptar pohoi se do të dëshironte të qëndronte edhe për shumë vite te gjiganti turk.