Fjalët e para të pilotit të FSK-së

01.01.2019 16:23:53

Vetëm një ditë para themelimit të Ushtrisë së Kosovës, kishte diplomuar edhe piloti i parë i kësaj ushtrie, Afrim Zabeli.

Ai i është bashkuar FSK-së në vitin 2011, ndërsa një vit më vonë ai kishte nisur Akademinë Ushtarake Tokësore në Ankara të Turqisë, të cilën e përfundoi me sukses.

Kurse, në fund të viti 2018 ai diplomoi në shkollën e Aviacionit Tokësorë për Helikopter, duke u bërë kështu piloti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës.

Zabeli rrëfen për lajmi.net përvojat e tij si pilot, fluturimin e tij të parë, si dhe synimet e tij për të ardhmen në fushën e pilotimit.

Ai thotë se ndihet krenarë që është piloti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, duke kujtuar sakrificat që janë bërë për vendin.

Zabeli po ashtu rrëfen edhe për vështirësitë e këtij profesioni, derisa shton se të jesh pilot kërkon një përgjegjësi të madhe.

Ai tregon se fluturimin e parë e ka realizuar gjatë viti 2017 dhe se kjo ka qenë një ndjejnë e papërshkrueshme për të.

Ndërsa, dëshira me e madhe e tij është që të behët piloti më i mirë në Kosovë.

Por, se ku ndihet më mirë në tokë a po në qiellë, Zabeli thotë se edhe pse në tokë është më i sigurt, fluturimi i sjell një kënaqësi të madhe.

Ai po ashtu tregon edhe disa nga përvojat me interesante gjatë pilotimit.

Derisa flet për synimet në të ardhmen ai thotë se dëshira e tij është të ngritët profesionalisht dhe t’i shërbejë Forcave të Armatosura të Kosovës.