Fjalët e para të Shkëlzen Maliqit për rezultatin e Exit Poll-it

19.11.2017 18:01:48

Rreth 85% të të dhënave të Exit Poll-it të realizuar ekskluzivisht në Klan Kosova, tashmë janë arritur të anketohen.

Kështu ka bërë të ditur realizatori Shkëlzen Maliqi, ndërsa ka potencuar se rezultatet ekskluzive do të publikohen nga ora 19.00 në televizionin Klan Kosova.

Maliqi tutje ka shtuar se për dallim nga herërat e kaluara të zgjedhjeve, ky balotazh, përveç që sjell befasi, teksa deklaron se elektorati kësaj radhe ka treguar pjekuri.

Rezultatet e zgjedhjeve të Balotazhit, transmetohen ekskluzivisht në televizionin Klan Kosova, duke filluar nga ora 19, ndërsa sic dhe raportohet nga ambienti ku dhe deri tani kanë mbetur vetëm 15% e të anketuarve, bëhet e ditur se në disa komuna ka tensione pasi rezultati është relativisht i ngushtë.

”Në disa komuna ka tensione, e rezultati është relativisht i ngushtë por është rezultat interesant”, është shprehur Maliqi.