Fjalim emocionues i kosovares Pranvera Hyseni në Konventën #Spacefest në SHBA (Video)

02.07.2017 15:07:49

Klubi “Astronomy Outreach of Kosovo” në faqen e vet zyrtare në Facebook ka postuar një sekuencë e shkëputur nga prezantimi emocionues i kryetares së këtij klubi, Pranvera Hyseni, në Konventën shkencore #Spacefest në Arizona, SHBA.

Përfaqësuesja e klubit “Astronomy Outreach of Kosovo”, Pranvera Hyseni, në fjalimin e saj ka thënë se ndjehet e privilegjuar dhe e emocionuar duke qëndruar në mesin e 26 astronautëve të NASA-s nga misionet Skylab, Apollo, Gemini dhe Space Shuttle, transmeton Telegrafi.

Ajo ka folur edhe për prvojat e fituara gjatë qëndrimit në Arizona.

Pranvera Hyseni në mesin e 26 astronautëve të NASA

“Falënderojmë të gjithë astronomët dhe institutet ndërkombëtare që bënë të mundur udhëtimin tonë në SHBA, duke e përfshirë edhe Komunën e Vushtrrisë”, ka thënë Hyseni.

Për më tepër ndiqeni videon me fjalimin e saj në Konventën shkencore #Spacefest në Arizona, SHBA. /Telegrafi/