Shqipëri/ Flakadanë dhe tymuese, studentët thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit. Pesë kërkesat

22.05.2019 17:29:50

Disa dhjetëra studentë kanë dalë sot në protestë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Studentët kanë marshuar në Rrugën e Durrësit, kanë qëndruar për rreth një orë përpara godinës së MAASHS dhe janë larguar në drejtim të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Të paktë në numër, në krahasim me protestat e dhjetorit të kaluar, ata janë rikthyer me pesë kërkesa kryesore që duhet të ishin zgjidhur nga Pakti për Universitetin.

Ata kanë lëshuar thirrjet “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, ndërsa kanë ndezur edhe flakadanë dhe kanë hedhur tymuese.

Mediat raportojnë se gjatë incidenteve, janë thyer edhe disa xhama të godinës së Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit thanë se qeveria i ka gënjyer dhe se pakti për universitetin nuk është realizuar.

Më herët, pak orë përpara protestës së paralajmëruar, Kryeministri Edi Rama kishte publikuar në rrjetet sociale një video për të argumentuar se janë përmbushur të gjitha kërkesat e studentëve të shpalosura në protestat e kaluara.

Por protestuesit sot thanë se propaganda e qeverisë ka dështuar dhe kanë publikuar edhe pesë kërkesat e tyre:

programeve sipas modeleve bashkëkohore; Rritje e peshës së përfaqësimit në institucionet e arsimit të lartë;  Autonomi reale e IAL dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare.