Flamur Ramaj, lejtnanti nga Kosova në ushtrinë gjermane

17.06.2019 13:49:52

Janë të shumtë shqiptarët që kanë arritur të korrin sukses edhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Së fundmi pjesë e këtyre shqiptarëve është bërë edhe Flamur Ramaj.

Ai prej vitesh jeton në shtetin gjerman dhe ka arritur të gradohet si “Lejtnant” në Ushtrinë e këtij shtet.

Bëhet e ditur se shqiptari nga Kosova prej vitesh po ndjekë shkollimin ushtarak në “Helmut Schmidt’’.

Ai nuk është i vetmi nga familja e tij që ndjek me sukses misionin ushtarak. Edhe vëllai i tij është ushtarak.

Familjarët e tij kanë qenë pranë tij në këtë ditë të rëndësishme për të.

E çka mund të thuhet si përfundim është se është për të ardhur keq që çdo ditë e më shumë të rinjtë shqiptarë po vlerësohen më shumë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë/Koha Jonë.