Flamur Shala zbulon: Arban Abrashi është nip i profesor Ahmet Kelmendit

16.11.2017 19:11:54

Profesori universitar Z. Flamur Shala ka zbuluar nje detaj interesant lidhur me perardhjen e Z. Arban Abrashi. Ne nje status ne faqen personale te Facebook-ut ne mesom qe Arban Abrashi eshte nip i profesorit dhe studiuesit te mirnjohur Z. Ahmet Kelmendi i njohur edhe si “Misionari i madh i arsimit Shqip”. Interesante eshte edhe nje koment i profesorit dhe studiuesit te mirenjohur Z. Jahja Drancolli i cili tregon per veprat e profesor Kelmendit, ai shprehet “Prof. Kelmendi ishte edhe botues i kompletit te veprave te Eqrem Cabej!”.

Profesor Shala shkruan:

” Arban Abrashi është nipi i Prof. Ahmet Kelmendit. Prof. Ahmet Kelmendi ishte dhe mbeti njëri nga gjuhëtarët që iu përkushtua lëvrimit të gjuhës shqipe, për pesëdhjetë vjet me radhë. Bashkë me Prof. Idriz Ajetin, Prof. Besim Bokshin, Prof. Isa Bajcincën etj., pjesë nga Kosova, Prof. Ahmet Kelmendi ishte pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i mbajtur në Tiranë më 20-25 nëntor 1972. Para se të fillonte fushata zgjedhore për Prishtinën 2017, në një takim me Z. Abrashi, po i tregoja se ishte gjyshi i Tij, Prof. Ahmet Kelmendi, atëherë lektor në “Rilindje”, ai që, më 6 janar 1963, kishte nxjerrë nga sirtarët e një zyreje, artikullin programatik, por të anatemuar deri atë ditë, “Gjuha shqipe ka një trung një ortografi”, të shkruar nga Prof. Hazir Shala. Botimi i artikullit po i çonte peshë qarqet kundër përparimit të shqiptarëve.
Prof. Ahmet Kelmendi këtë e kishte folur me pjesëmarrësit e Kongresit, atëherë!
Arban Abrashi meriton respekt!
I urojmë fitore dhe shëndet!”

Per tu njohur edhe me shume me gjyshin e Arbanit, i njohur edhe si “Misionari i madh i arsimit Shqipe” shikoni videon e me poshtem: