Flamuri i Kosovës nderohet në zemër të Amerikës

17.02.2018 12:25:26

Republika e Kosovës po shënon sot dekadën e parë të Pavarësisë. Përveç në Kosovë, flamuri ynë po valon edhe në Çikago të Amerikës. Një qytetar që jeton në Amerikë ka shpërndarë një video ku shihet flamuri i Kosovës në qendër të Çikagos.

Astrit Halili ka shpërndarë videon me flamurin e Kosovës duke valuar në Amerikë. Amerika është njëra prej vendeve më mike të shtetit tonë.