Flamuri kombëtar dhe mashtrimi i madh enverist!

20.06.2017 21:06:55

Ahmet Hasani

Nuk e kisha menduar kurre qe do te vinte një dite, kur do t’me duhej ta mbroja flamurin kombetar nga bashkveprimtaret e mi! Ishte 4 prilli i vitit 1991, ne sallën e madhe Schützengarten të qytetit St.Gallen te Zvicrës, po drejtoja Kuvendin themelues te Degës se parë te PSHDK-es per Zvicër! Nga inati qe po promovohej pluralizmi Demokratik antikomunist e antimonist, dhe inati qe kisha hequr yllin komunist nga Flamuri Kombetar, nje grup Enveristësh ishin betuar e mobilizuar qe me force ta heqnin flamurin kombetar nga bina, ta perdhosnin ate dhe ta prishnin Kuvendin!

Me kujtohet mire qe per ta mbrojtur Flamurin Kombetar ate dite kisha angazhuar disa veprimtarë e nder ta edhe patriotet Shefket Asani e Hevzi Thaçi! Kane kaluar 26 vite dhe Enveristët ende po mbajne inate qe nuk arriten ta perdhosin Flamurin Kombetar! Ky soj i keq, i cili gjithëmonë ka ditë te kamuflohet duke u fut si parazit ne subjektet legale per ti marr ato nga brenda ose per ti shkaterruar, hiç më larg se dje kishte leshuar piskamen e fundit Enveriste, ndaj shkrimit tim per situaten aktuale politke dhe koalicionin e mundëshëm LDK-VV !
~
O Zot i madh, çfar specie jane keto krijesa qe fyjne e fshihen pas Flamurit Kombetar te cilin deshën ta djegin para 26 vitesh?! Dilni njehere me surratin e vertete o lakuriq te natës! Mos u fshihni se ne Demokraci jeni, mos keni frike as nga “Imperializmi Amerikan” qe na çliroi! Dilni hapur bashke me vellezerit tuaj rus e arab, dilni hapur edhe kunder perëndimit të krishterë që na çliroi, dilni njëhere ne diell o lakuriqë qe t’ju djeg drita! Zoti ua zëftë frymën, qysh edhe eshte duke ua nxane! Dora e Zotit dhe e popullit ju denofte ju krijesa te kqija që nuk njihni as Komb as Perëndi!