Flamuri Shqiptar u ngrit në Karakollin e Koshares

09.04.2019 01:25:34

Nga Milazim Maraj

•Koshare është emër problematikë, i bekuar dhe i nëmur
• Është emër i thyerjeve te të gjitha rregullave,balistike, ushtarake, shkencore, shtetërore, administrative.

• Në këtë emër thyhen “rregullat” dhe parregullsitë, kombëtare dhe ndërkombëtare.

• Pengesa kishim edhe nga ata që nuk pritnim.

• Fitoret e mëdha arrihen vetëm më përpjekje të pa kufijshme.

Kur e merr për studim,Kosharen është një fshat i vogël në një mal, pa një rëndësi ekonomike. Por një teren i fateve dhe fatkeqësive të popujve të këtij gadishulli. Behën marrëveshje dhe thyhen marrëveshje. Në këtë vend, shqiptaret shkelin marrëveshjet e ambasadoreve të vitit 1912 dhe bënë një marrëveshje për të shkel mosmarrëveshjet e shqiptarëve të viteve 1941/45 dhe 1998/99. Në Koshare ndodhin gjëra të pa besueshme një grup ushtaresh që quhet GO-3, dhe që nuk ka më shumë se 12o, ushtarë për sulm, sulmon batalionin e 53-të kufitar i Brigadës 125 të motorizuar e Korpusit të Prishtinës, të ushtrisë serbo-malazeze, të përkrahur nga milicia dhe grupe paramilitare serbe si dhe mercenar rus (“internacionalni odred”). Ky grup nuk respektoj as marrëveshjen e Jugosllavisë dhe Shqipërisë që rreziku i njërës nuk do të i vije nga tjetra. Nuk respektoj as ata gjeneral që këmbëngulnin ”Ne nuk duam sherr më Serbinë”, prishi marrëveshjet ideologjike dhe krijoj kombinime të reja marrëveshjeshve të natyrshme. Një Grup Organizativ i përbërë nga mbetjet e Brigadave, 134, 131 dhe Batalionit Diversant- vëzhgues, që të gjithë se bashku nuk kalonin numrin e përgjithshëm me shumë se 120 ushtar, kishte marr përgjegjësinë për të korrigjuar gabimet historike që u bënë dikur në dëme të shqiptarëve.

Ky grup GO-3 i bekuar nga brenda dhe i nëmur nga jashtë, do të ndryshonte vendime, konkluzione, projekt, harta,interesa gjeopolitike, plane, afatgjata dhe afatshkurtra. Kishte prishur shumë premtime, për korruptime të majme. Kishte prishë edhe shumë strategji të kushtueshme. Ky grup i bekuar dhe i “nëmur” në shumë familje kishte sjell dhembje dhe krenari, vaji dhe gëzimi dhe në disa familje tjera vajë dhe turp, kishte krijuar shumë këso emocione të ngatërruara ashtu sikur ishin vet problemet shekullore të Gadishullit tonë Ilirik. Dita e parë e luftimeve në këtë luftë kishte sjell shumë fitore. Pika më strategjike për këtë teren Rrasa e Koshares tani kontrollohej nga ushtaret tonë raporton Llaki lluk. Takimi i shtabit në një mbledhje të shkurtër të datës, 10.04.1999 ishte i shpejt, konkret më raportime dhe të përpiktë në caktimin e detyrave për luftimet e datës, 11. 04. 99 : Agim Ramadani, më njësinë “Kobra” dhe Salih Çekaj më një grup ushtaresh të stërvitur mirë, të vazhdojnë pastrimin e zonës rrasë e Koshare, Oplaz në drejtim të Gjocaj, Jasiq. BDV më komandantin Anton Quni të kreh fshatin Koshare, Kurse Musë Gjakova të vazhdoj nga shkoza në drejtim të fshatit Botushë. Në këtë ditë(09.04) nuk ishte planifikuar të çlirohej karakolli i Koshares nga se në pozicionin e vrojtoreve zhvilloheshin përleshje të ashpra. Në këtë pozicion kishim 4 dëshmor dhe dy të plaguar. Skender Hasangjekaj më një tog 30 ushtarë i perforcuar nga njësiti Kobra me datë, 09 prill në orën kater të mëngjesit hyn në afersi të Rasës së Koshares dhe deprton në afersi të karakollit, me që drejtimi nga shtëpia e Sadikut përball karakollit ishte i tëri i minuar. Për sigurinë e njësisë ( per mos tugjindur në rrethim) me datën 9 nuk ndermerr aksionin për ta marrur karakollin me që mund të rrezikohej nga pjesa e vrojtores e cila e dominon karakollin. Në orën dy të datës ,10 takova Notin më 7 ushtarë afër shtëpisë së Sadikut. Ishte errësirë dhe shiu nuk pushonte. Kush je? a ti je? Po. Ku po shkon e pyeta, do të u ndërroj pozicionin tani dua të sulmoj nga kjo anë. Njësitin e vogël e vendosi më në jug perëndim të karakollit.

Mëngjesin e 10 prillit ka filluar me sulmin ndaj karakollit me rrehjen e terenit nga artileria. Skender Hasangjekaj ( kapiten i këmbësorisë) në koordinim me komandantin e artilerisë Farush Thaqin (rreshter i klasit të parë) ka ber korrigjimin e zjarrit gjithë kohen, goditja ishte aq precize sa qe ka goditur murrtajen 82mm ne pozicionin e tyre rreth 500 m prapa karakollit këtu kishte mbetur murtaja serbe e dëmtuar dhe shumë gjak në afërsi të saj. Komandant NOTi fillon me krehjen e terenit duke i ndar detyrat njesive: togu i batalonit të par ta kreh pjesën e terenit mbi karakoll, ndersa njësiti Kobra pjesën nën karakoll dhe vet karakollin. Tani më, ushtria jonë po afrohej karakollit, Noti tërheq vërejtjen Xaj Çelajt, të ketë kujdes në momentin e hyrjes në karakoll sepse mund të jenë dyert dhe gjësendet qe i kan lën pas vetes të minuara. Vetëm një grup prej tre ushtarësh të hyjn në karakoll dhe pasi të vlerësohet siguria e gjithë objektit dhe pajisjeve të hyj njësia tjeter. I gjithë operacioni i marrjes së karakollit realizohet me sukses dhe në këtë operacion Komandant NOTI, kishte të plagosur, vetëm Komanduesin, Albert Kuqi.

Që nga ky moment në këtë objekt komandohej dhe komunikohej natyrshëm, shqip. Flamurin e Serbisë u hoq nga shtiza për të iu dërgua komandantit të GO-3 Rrustem Berisha; trofe lufte dhe dëshmi fitoreje. Në objekt u gjetën shumë materiale të nevojshme për luftë. Hartat topografike në të cilat ishte i paraqitur plani i mbrojtjes së karakollit nga ushtria serbe dhe sulmi për rimarrjen e saj në rast se ajo bije, u analizuan në detale nga Komandant Katan, Noti, Llaki lluk etj. Por nga Tirana kishte pengesa për të ardhur ushtarë të rijë në këtë luftë. Pengesat për të ardhur ushtaret në GO-3 pra ishin në Tiranë, madje jo vetëm nga ata që pritnim.

Krismat nuk pushonin as tani sado që nuk e kishin intensitetin e ditës. Komunikimi ishte normal dhe i shifruar. Komunikimi i serbeve tregonte dëshpërim të skajshëm dhe një tendencë, për të rikthyer motivin dhe moralin luftarak, “qëndroni të fortë, do të vijnë forca të reja , të motorizuara, edhe artileria është gati. Kam kërkuar shumë ushtarë, ushtria serbe ushtaret në komunikimin e tyre të shifruar i quanin (mravi) që në gjuhën shqipe do të thotë buburreca). Kamë kërkuar njësi elite e premtime tjera. Kurse në komunikimin tonë të shifruar ushtaret quheshin (pëllumba) dhe në këtë kohë mjaftë na mungonin. Kjo mungesë nuk ishte pasojë e vullnetit te shqiptarëve për të luftuar, por pasojë e kryeneçësisë shqiptare që vepronte jashtë këtij grupi luftëtaresh, që për fat të keq më vetëdije apo pa te gjithmonë shpërthen në momente shumë delikate për fatin tonë si popull dhe lenë pasoja shumë të rënda për gjeneratat e reja. Lufta në Koshare gradualisht po shndërrohej në forcë tërheqëse për luftëtaret dhe njerëzit më vetëdije të shëndosh kombëtare. Qëndrimi serioz, imazhi nga lufta e Loxhes , Gjocaj, Jasiqit dhe Junikut,sjellja korrekte, qëndrimi prindëror i komandantëve dhe komanda e tyre, (pas meje), mobilizimi me moton: “ Ejani të luftojmë bashkë për lirinë e vendit. Ejani të shpëtojmë popullin tonë shqiptarë dhe moralin tonë kombëtarë të nëpërkëmbur, kishte ngritur moralin luftarak të ushtarëve në pikën më të lartë. Niveli i këtij morali u provua dhe dëshmua në çdo ofensivë, në çdo përleshje të armatosur që zhvilloheshin në afërsi nga 25 deri në 50m distancë. Në Padesh dhe pikat

tjera mirë të studiuara ishin vendosur mortajat tona dhe punonin, me koordinimin e zjarrit që e bënin vëzhguesit dhe oficeret tonë shumë preciz. Gati çdo herë granata e dytë apo e treta qëllonte objektivin. Ne radiolidhje dëgjoheshin thirrjet Breshëri për 327 në marrje. Breshri në pranim për 327, dërgoma një në koordinatën (x). Breshri për 327 në pranim, prite të parën dhe korrigjoje. Pas krismës së murtajës dëgjohej fshikullima e granatës. Breshëri për 327 në pranim, a e pave ku ra?, po, ku e donë tjetrën?. 327 për Breshrin në pranim; në pranim breshëri për 327. 50 +, 100 djathtas, çartë, prite; pas krismës së Mortajës përsëri 327, Breshëri për 327, në pranim, shumë mirë bingo, nuk ka nevojë më shumë. Tani dëgjojmë në radiolidhjen (motorolla) britmat e të plagosurve serb, sharje fyerje të eprorëve të vet nuk kishin të ndalur. Komandanti i tyre kërkonte shpejt mjekët që i quanin (hipokrate dhe barlistat). Mortajat tona ishin të shpërndara gjatë tërë vijës së zjarrit. Gjatë gjithë ditës dëgjoheshin Lila,Beli, Cima, për Katanen, Loshi për Veteranin, breshëri për Karragaqin dhe gati gjithmonë komunikimi përfundonte me refrenin bingo në rregull nuk ka nevojë më shumë. Rrugës nga Papaj vinin kuaj të ngarkuar, një traktor dhe kamioni i vjetër kinez të mbushur më arka municioni, ushqim dhe material tjetër lufte. Në ora 24. Të datës 10 prill më urdhër të komandantit të Go-3 u vu në funksion furra e karakollit dhe kuzhina që tani do të funksiononin më komandën shqip, dhe për ushtaret tonë. Mbledhja e shtabit u mbajt në Karakollin e Koshares. U ndanë detyrat për luftimet e 11.04.2019. U pafshim në fitore te reja!