Flasin banorët: Kemi dëgjuar goditje të mëdha gjatë rrëzimit të aeroplanit

06.09.2016 20:14:54

Dalin edhe informacionet dhe konfirmimet e para për aeroplanin e rrëzuar në Katlanovë.

Banorët e vendit të quajtur Koze janë paraqitur në polici për të lajmëruar se kanë dëgjuar goditje të mëdha në tokë dhe kanë parë shumë tym.

Sipas informacioneve jo-zyrtare, bëhet fjalë për aeroplanin e tipit ‘Piper’ që ka udhëtuar nga Trevizo e Italisë.

Në të njejtën rutë ajrore, në vitin 2008 ka pasur incident dhe rrëzim të avionit të Ushtrisë së Maqedonisë ku humbën jetën 11 ushtarë.