Flasin dëshmitarët, ja si ndodhën shpërthimet në Shën Petersburg (Video)

03.04.2017 14:34:41
Dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë tronditur qytetin e Shën Petersburgut, duke shkaktuar së paku 10 viktima dhe duke lënë të plagosur mbi 50 persona.
Sipas informacioneve të para ka pasur një shpërthim të pajisjeve plasëse të cilat ishin vendosur në vagonat e trenave në dy stacione, transmeton lajmi.net

Mediat ruse kanë marrë edhe deklaratat e para nga dëshmitarët të cilët kanë mbetur të tmerruar nga ajo që kanë parë.

“I pashë njerëzit e përgjakur, ajo ishte e tmerrshme”, ka thënë një dëshmitar për mediat ruse.

Dëshmitari tjetër ka deklaruar se menjëherë pas shpërthimeve i gjithë stacioni është mbushur me tymë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se janë duke i hetuar të gjitha shkaqet e këtyre shpërthimeve, duke përfshirë edhe terrorizmin.