Fleckenstein uron rekomandimin për çeljen e negociatave: Shqipëria e meriton

17.04.2018 17:19:21

Knut Fleckensetin ka qenë i pari që ka uruar Shqipërinë për marrjen e rekomandimit për celjen e negociatave me BE.

Përmes një statusi në faqen e vet në Twitter e ka konfirmuar lajmin e mirë përpara se këtë gjë ta bënte shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini.

“Urime! Jam shumë i lumtur. Një hap i madh përpara për Shqipërinë! Një rekomandim i pakushtëzuar për çeljen e negociatave me BE. Shqipëria e meriton. Dhe tani presim këshillin ta pranojë këtë gjithashtu”, shkruan ai.