Fleckenstein: Ballkanit Perëndimor i duhet një mbështetje shtesë

08.01.2017 21:16:24

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein ka bërë një analizë të gjatë për nevojën e zgjerimit të BE-së, ku thekson se është e nevojshme nxitja e strategjinë për zgjerim, pjesë e së cilës duhet të behët dhe Ballkani Perëndimor.

“Pa një politikë ambicioze dhe efektive të zgjerimit, BE-ja nuk do të jetë në gjendje të ruajë ndikimin e saj mbi procesin e demokratizimit dhe stabilizimit në Ballkanin perëndimor. Ballkanit Perëndimor i duhet një mbështetje shtesë për të ruajtur vrullin e reformave gjatë viteve në vijim.

Shqipëria është një shembull i një vendi kandidat, ku BE-ja ka pranuar të japë përkrahje të konsiderueshme për sjelljen e një reforme të plotë gjyqësore. Duhet të vijojë progresi politiko-ekonomik në të gjitha vendet e Ballkanit”, thekson ai.