Flet avokati i Milaim Zekës – Ja çfarë thotë

16.10.2017 19:57:24

Avokati i Milaim Zekës, Gazmend Halilaj, në një prononcim për Klan Kosovën ka pranuar se klienti i tij Milaim Zeka, është në ndalim për 48 orë.

Halilaj ka thënë se gjatë ditës bashkë me klientin e tij, për mëse tri orë kanë qëndruar në polici.

Por, ai është shprehur i bindur në pafajësinë e deputetit të Nismës për Kosovën.

Gazmend Halilaj, ka thënë poashtu se nuk asnjë element të veprës penale që e ndërlidh klientin e tij, në lidhje me veprën penale mashtrim, për çfarë Zeka dyshohet.

 

Ai ka thënë se e kanë sqaruar edhe në polici, se vet Milaim Zeka ka qenë ai që e ka denoncuar rastin në polici.

Halilaj beson se pas 48 orësh deputeti Zeka do të lirohet.