Flet babai që vari veten në burg: Para 4 ditësh rrinte i heshtur

04.01.2017 11:30:38

I biri vari veten në burgun e Rrogozhinës, flet babai: Prej 4 ditësh ishte bërë i heshtur

Babai i Estref Halilit, 23 –vjeçarit nga Kolonja e Lushnjes që vari veten në burgun e Rrogozhinës, ku gjendej i burgosur për një cigare kanabisi, ka folur sot, 24 orë pas vdekjes së të birit.

Ardian Halili tha: “Vetëvrasja ka ardhur për shkak të ngarkesës psikologjike. Estrefi nuk e kishte mbushur vitin që kishte dalë nga burgu. E arrestuan për të dytën herë për një cigare hashash që pinin shokët dhe ai e mori përsipër. Kjo ndodh kur shumë trafikojnë hashash me kamionë e nuk iu thonë gjë.

Më 27 dhjetor, djalin e transferuan në burgun e Rrogozhinës dhe para 4 ditësh e takoi djali i madh. Por, Estrefi rrinte i heshtur“.