Flet mbesa e Saddam Hussein: Historia e Irakut është keqinterpretuar!

08.04.2019 16:28:31

“Njerëzit kanë keqkuptime për atë që ka ndodhur në Irak”, kështu ka deklaruar mbesa e ish-Presidentit të Irakut Saddam Hussein, Hareer Husein Kamel.

Ajo ka publikuar librin e saj të ri, për të cilin thotë se shpreson se libri do të vendosë rekord.

“Unë zgjodha të shkruaja librin për të treguar të vërtetën. Historia e vendit tim ka qenë shumë e keqinterpretuar”, tha Kamel, duke shpjeguar se si ndihej me përgjegjësi për të sqaruar mënyrën se si u portretizua Iraku, si dhe trajtimin e sulmeve ndaj familjes së saj, përcjell oranews.tv.

“Vendosa të tregoja historinë e familjes sime të cilën njerëzit janë përpjekur të diskreditojnë”.

Saddam Hussein udhëhoqi Irakun për gati 25 vjet derisa ai u rrëzua në 2003 dhe më pas u ekzekutua.

Ai u akuzua për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë qëndrimit të tij në pushtet.