Fletëshpalosje e ditarit të Bekë Osmonaj nga fshati Isniq

12.10.2017 19:35:29

 

………

12.10.1998,    rikujtim mbas 19 vjetesh 12.10.2017
më parë, nga plagosja e Policit të Shqipëris z,Fatmir Sallahu nga ana e forcave ushtarake Serbe në Qafë Morinë !

Me dt. 11.10.1998, në orët e mbremjës filluam ti përgaditim të gjitha paisjët e nevojshme për marshutën e radhës në drejtimin e Qafë Morinës, për vëzhgimin dhe përcjelljën nga afër të forcave ushtarake në Karaullën e Morinës.
Rreth orës 23:30 kemi shkuar në kuzhinë ku jemi furnizuar me gjera ushqimore të cilat ishin në
atë kohë, dhe për levizjet tona ishin në dijëni rrethi i ngusht i Komandës, por jo edhe rrethi i gjerë në objekt…nga QSUP, u nisëm në ora 24:00 të natës ku në ketë marshutë drejtë Qafë Morinës ishin : Hysni Rama – Raketa nga fsh.Molliq, Xaj Çelaj nga fsh.Sopot i Tropojës, dhe Bekë Osmonaj nga fsh.Isniq.
Për shumë arsye…rrugën e zgjodhëm nepër disa përroje ku ishte tepër veshtirë të kalohët në errësirën e natës nëpër ketë vend, ku nuk kishte as rrugë për një ecje në kushte më të mira në natën e ftoftë, dhe të errët.


Pas disa pushimëve të shkurtëra, në ora 04:30 kemi arritur përballë Karaullës së ushtrisë Serbe në Qafë Morinë ku u vendosëm pa na vërejtur askush, as nga popullata në territorin e fsh. Kamenicë të Tropojës dhe as nga ana e forcave Serbe, ku largësia në mes nesh  vendqendrimit, dhe maskimit tonë ) dhe forcave Serbe ishte 200-250m.
Rreth orës 10:00 ka filluar patrullimin Policia Shqiptare të Karaullës së Kamenicës në drejtimin e piramidës kufitare C6-të, dhe C7-të ( 7 Korriku ), ku pas 20m.në kullën vrojtore në vijën kufitare përball nesh u ngjitë lartë oficeri Serbë i cili nga aty e komandoj një Togë ushtarësh të cilët u nisën në drejtimin e piramidës C6-të, ku u
vëndosën afër kullës së dytë vrojtore tek piramida në fjalë, ku dy nga ushtarët u ngjitën lartë në kullën vrojtore.
Nga ora e fillimit të vëzhgimit pothuaj për asnjë moment nuk i kemi lenë Dylbit, por duke u ndërruar më radhë të tretë në kohë të pandërprerë, sepse levizjët e tyre ishin tepër të dyshimta.
Rreth orës 13:00, Dylbit i mori Xaj Çelaj për të vazhduar përcjelljën e forcave Serbe, ndërsa Raketa nxorri nga qanta e krahut Konjakun Skendërbeg, të cilin na kishte blerë si zakonisht Ramadan Osdautaj nga Isniqi ( Dan Osdautaj ) dhe e pim nga një…në orën 13:10 patrulla e Policisë së Shqipëris ishte në kthim e sipër, por kur ju afrua piramidës kufitare C6-të rreth 150m në thellsi të teritorit Shqiptar, nga kulla vrojtore e Serbëve u hap zjarrë në drejtim të patrullës së policisë Shqiptare, ku u plagos rendë polici Fatmir Sallahu të cilin me mundime të mëdha e tërhoqën kolegët e patrullës.
Në drejtim të Fatmir Sallahut është gjuajtuer dy herë me Snajperk, dhe pastaj me një breshëri të pushkomitrolezit ku pastaj me shpejtësi kanë zbritur nga kulla vrojtore, dhe i terë Togu i ushtarëve Serbë kanë ikur në drejtimin e Morinës pa u ndalur për asnjë moment.
Në ato momente ende ishte përballë nesh i hipur në kullën vrojtore oficeri Serbë, ku fillimisht shiquam që ta godasim te tretë sepse ishte në një distancë të afërt me neve, por në mes nesh dhe oficerit ishin tre (3) fëmijë 100 m. në teritorin e Shqipëris të cilët ishin duke i kullotur bagëtin.
Raketa kembëguli që t’gjuhët në drejtim të oficerit me çdo kusht , por pëngesa ishin fëmijët të cilët mund ta pësonin të parët, sepse ishin në mes dy zjarrëve ku pasojat do ishin të shumta për ne si njësi në QSUP…
Në mbetëm në një pozitë tepër të veshtirë,ku nuk kishim asnjë mjetë komunikimi ( Radiolidhje ) me policinë kufitare, dhe nuk ishim të sigurt që në bazë të shiqimit tonë me Dylbi në vendin ku u plagos Fatmir Sallahu, mund të ishte edhe një njeri i shtrirë ( i plagosur, ose i vrarë )
Në orën 15: 40 kanë ardhur prap një njesit i Policisë Shqiptare, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjës, ku aty kishte mbetur Qeni i Policisë kufitare i shtrirë në tokë, por jo i lënduar.
Rreth orës 16:00 kanë ardhur dy automjete, një nga OSBE-ja, dhe një tjetër… prap ishim të maskuar, sepse nuk ishim të interësuar që t’kemi kontakt me OSBE-në…!
Ne qëndruam aty mbi 15 orë pa lëvizur dhe pa na vërejtur askush, ndërsa levizjët tona drejtë Kamenicës kanë filluar rreth orës 20:00, ku kemi mberritur tek shtëpia e Sadris ku edhe e kaluam natën aty.
Sot pas 19 vitëve ishte ndjenjë e mirë dhe momente emocionuese, takimi me Fatmir Sallahun i cili asnjëher nuk foli për punën e ti më vazhdimsi për luftën e Kosovës, sepse besnikria,modëstia, burrëria, qëndrushmëria, janë tiparët e k’ti burri të ndershëm dhe Atdhetar të Malësisë së Gjakovës ( Tropojës ).

Në ketë takim në Qafë Morinë, sot na mungon shumë Hysni Rama-Raketa i cili ishte njeriu ku për asnjë moment nuk pushoj së vepruari me armë në dorë, për lirinë tonë.

Lavdi, dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për Raketën, dhe për të gjithē Deshmorët e Kombit !