Fletëz ditari para 20 vitesh

27.09.2018 08:38:04
Nga Izet Abdyli

 

KTHIMI

Më në fund, pas 5 ditësh, në orët e pasdites së 27 shatorit po kthehesha në shtëpinë time, apo ç’është e vërteta, pranë gërmadhavetë shtëpisë sime. Duke parë tërë ato skena trishtuese në Gradicë,tashmë kisha parandjenjën se egërsia dhe barbaria e piromanëveserbë nuk kishte kursyer as lagjen time, e as shtëpinë time, e cilaishte pre e goditjeve dhe mitralimeve që nga fundi muajit maj,kur forcat serbe u pozicionuan në Ferronikel dhe Sukë të Gllogovcit. Por, përkundër kësaj parandjenje, përmasa e djegieve dhe shkatërrimeve kishte tejkaluar parashikimet e mia.

Nga 31shtëpi të lagjes vetëm një kishte mbetur për banim. Ishim lagja më e dëmtuar në fshat. Shtëpive u kishin mbetur vetëm konturet e mureve dhe oxhaqet e lartësuara, të cilat si për inat të armikut kishin mbetur të parrëzuara, dhe sikur thoshin se në këto vatra sërish do të ndizet zjarri, serish do të këtë jetë. Tek-tuk ndonjë shtëpi mund të adaptohej për banim, kurse shtëpia ime, oda, pothuajse ishin rrënuar, po ashtu stalla e bagëtive, koteci, ushqimi i bagëtive dhe traktori ishin djegur.  Në lëmë gjeta një viç të djegur dhe pjesë të eshtrave të bagëtive nga të cilat ishte rrjepur
mishi me të cilin sigurisht ishin ushqyer kriminelët. Kulla e kushëririt tim, Habibit (e njohur si kulla Abdyl Agës, që ishte evidentuar si monument historik nën mbrojtje të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Historike), ishte rrënuar, ndërsa në afërsi ende digjej hambari në të cilin kishin qenë mbi 12000 kg drithë. Puset e ujit të pijshëm ishin ndotur, pasi që në to kishin hedhur hekurishte, gurë, qen të ngordhur etj.

Nga tërë pasuria ime tani kisha vetëm rrobat e trupit. Megjithatë, e mbaja veten, ndonëse dhimbjen më të madhe dhe që nuk ia fala vetes ishin shkrimet e ndryshme, ditarin e jetës, dhjetëra poezi, tregime si dhe mbi 1000 tituj të librave nga biblioteka personale, e që nuk
isha përkujdesur t’i fshihja diku, ngase vlera e tyre është e pakompensuar, ashtu siç nuk mund të kompensohet jeta njeriut. E vetmja shtëpi e djalit të axhës, Bajramit, që kishte shpëtuar, ishte demoluar e përmbysur çdo gjë, saqë krijohej përshtypja se gjëra të tilla mund të bëjnë vetëm njerëzit e çmendinës. Me gjasë, në këtë shtëpi kishin qëndruar deri në tërheqjen tyre, ngase kjo dëshmohej edhe nga grafikët e shumtë që kishin lënë në
muret e kësaj shtëpie dhe nëpër orendi. Ja disa prej tyre: ,,Keni kërkuar Kosovën Republikë dhe keni përkrahur UÇK-në, ja çka ju bëjnë terroristët”,  “Keni kërkuar KR dhe Shqipërinë e Madhe ja e fituat”,,Lutuni zotit të mos kthehemi përsëri” e shumë shprehje të ngjashme. Tekefundit, porositë e tyre i dinim edhe po të mos i shkruanin fare. Barbarinë e tyre e kishin dëshmuar gjatë ofensivës, e cila po vazhdonte në fshatrat tjera. Ky ishte vetëm një detaj i asaj tabloje rrënqethëse që kishte lënë armiku. Një detaj tjetër i dhimbshëm ishte takimi pas pesë dite me babain, vëllain e familjen e tij. Ishte moment shumë prekës. Së bashku me gëzimin që kishim shpëtuar gjallë nga kjo katrahurë, një ndjenjë mallëngjimi më ngulfate në fyt, megjithatë u përmbajta nga lotët, por zemra qante, qante ngase gëzimi e pikëllimi ishin bërë bashkë. Me një shpejtësi marramendëse përfytyrova ato skena makabër në malet e Çyçavicës dhe më bëhej se jam në ëndërr, ndonëse para vetes kisha babain, vëllain me të shoqen e fëmijët.
Ishte mrekullia e zotit që i shihja ata të gjallë, ngase siç më rrëfyen ata, ishin kthyer me 24 shtator derisa policia serbe ende gjendej
aty dhe shtëpitë akoma po digjeshin, mirëpo përkundër kërcënimeve që u kishin bërë në fillim, e sidomos vëllait, kishin shpëtuar
nga më e keqja.