Flora Brovina, nderohet me titullin : “Qytetare nderi”nga Bashkia e Peshkopisë

25.04.2017 17:23:56

Nënkryetarja dhe njëherësh deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, do të nderohet më 27 prill me titullin “Qytetare nderi”, nga Bashkia e Peshkopisë në Shqipërisë.

Brovina me këtë titull do të nderohet për shkak të kontributit të saj shumëdimensional, duke filluar prej veprimtarisë për lirinë e vendit, e burgosur politike, humanitetin e saj për të drejtat e njeriut, sidomos të grave dhe fëmijëve, rolin e saj aktiv në krijimtari, si shkrimtare dhe gazetare, si dhe aktivitetin e saj të vazhdueshëm në avancimin e rolit të gruas në shoqëri.