Flora Brovina “vret” të dhunuarën shqiptare, familjën e saj dhe krenarinë kombëtare !

16.05.2019 23:50:56

Nga  Fatmir Bajraj

Pse sot Flora, ku ishe deri sot, për kënd e bëre krimin sot ? Shkele, përdhose & përbalte nderin, moralin dhe dinjitetin e gruasë shqiptare, e gruasë t’përvuajtur, t’përdhunuar e t’poshtëruar ç’njerëzisht, Flora Brovina. – Ajo grua shqiptare, është bija, gruaja, & nana jonë, andaj pse e vrave atë grua sot, pse e vrave n’sy t’publikut, n’Parlament ? Prej sot, ti s’je përfaqësuese e popullit, s’ke vend në tempullin e shënjtë të demokracisë parlamentare, dhe as n’jetën politike & publike. Flora, ti ke bërë krim makabër sot, andaj je një kriminele e shkuar kriminelës. Ti e di mirë Flora, se kombi ynë e ka t’shënjtë nderin e gruas, dinjitetin dhe integritetin e saj si një nga vlerat ma sublime dhe shtyllat më kulmore të familjës dhe shoqërisë, përdhosjën dhe përbaltjën e të cilave s’ka duruar e toleruar kurr n’histori. Sot i nxore bojën paftyrësisë sate dhe bosave kriminel, vartëse e mjerë e të cilëve je ti Flora ! Ku e more atë foto, a e ke lejën e familjarëve t’viktimës, a ke pelqimin e gruas së dhunuar të cilën ti sot e vrave n’sytë e fëmijëve t’saj, t’familjës dhe shoqërisë ? Me siguri jo Flora ! Nuk ksihe lejën, por kishe urdhërin e kapo-bandave n’pushtet, e kishe urdhërin e binomit krimnal ; Hashimi & Kadria, n’kapje të shtetit dhe të cilët ; dje, sot dhe as nesër, nuk zgjedhin mjete e metoda për t’ruajtë e mbajtë pushtetin n’shtetin e kapur prej tyre. Veprim përvers, amoral dhe jo human, fund e krye ! Krimi i juaj sot, bie ndesh me traditën, doket & zakonet tona t’farkuara, t’skalitura, t’gdhëndura dhe t’promovura ndës shekuj, krim të cilin, kurr s’ka rastisur t’a bëj asnjë burr normal, e lere më grua, dhe biles grua përfaqësuese e popullit n’tempullin e shënjtë të demokracisë parlamentare – n’Parlament. Prej sot, për mua dhe shumicën absolute shqiptare, ti Flora Brovina, s’je bijë, grua & as nanë shqiptare, identitetin e ke pëmbysë me sjelljën tënde abuzive dhe kriminale për një interes meskin të grupimit mafio-kriminal të cilit i takon. Kartë e ligë dhe neveritëse kjo : Mbi fatkeqësinë tragjike të një gruaje të dhunuar e t’poshtëruar ç’njerëzishtë, n’sytë e familjës, fsheh tendencën për mbajtjën n’zap të shtetit dhe pushtetit kriminal të binomit : Hashimi & Kadria! “Vrave” 20 mijë viktima të dhunës seksuale për të shpëtuar 2 kriminel n’maja të piramidës së shtetit të kapur prej tyre. Kjo s’të bënë nder Flora Brovina Ty, familjës dhe as shoqërisë e cila nuk t’a kishte borgj këtë shperfaqje perverse amorale dhe abuzive. Turpi do t’përcjell deri n’frymën e fundit të jetës, pamedyshje…! Pse atëbotë, para 20 viteve nuk i’u bashkoheshe Nekibe Kelmendit në denoncimin e krimeve serbe mbi Kosovën, shqiptarët dhe viktimat e dhunuara seksualisht, por në vend të saj, more anën e atyre që dhunojnë, përsekutojnë dhe vrasin t’sotmën dhe t’ardhmën e fëmijëve tanë ? Atëherë heshte, dhe veprimi i sotëm, është n’sherbim të krimit dhe kriminelëve, dhe asesi n’sherbim të viktimës & viktimave të krimit dhe dhunimeve seksiuale mbi gruanë shqiptare, përgjithësisht ! Nxjerrja e fotos se krimit,akt pervers, amoral & qyqar ! Nuk është veprim me takt, nuk është veprim i pjekur politik dhe aq më pak, veprim patriotik & atdhetarë, JO ! Ishte veprim i porositur mbi bazën : “Qellimi arsyeton mjetin” ! Krimin mbi të dhunuarën e pafat shqiptare të para 20 viteve e bënë kriminelët serbë të uniformuar të regjimit të Millosheviqit për t’ngopë & knaqë egotë & epshet shtazarake mbi viktimën e pafuqishme dhe n’sytë e familjës dhe familjarëve, por shpërfaqja e fotos sot n’publik, është poaqë kriminale, anti-njerëzore dhe anti-kombëtare , Flora Brovina & Co ! Asaj dhe familjës së saj, u’a prishët definitivisht gjumin, trazuat ëndrratë dhe shkatrruat jetën, për t’vetmin qellim : Jetën tuaj dhe të bandave n’pushtet…! Njollë & dëmkë të zezë kulturës shqiptare ! Turpi të mbuloftë Flora Brovina, bashkë me urdhërdhësit tuaj kriminel, amin ! f.b