Florian Dushi: Nuk mund të ketë “relaksim” marrëdhëniesh me Serbinë pa u zbardh fati i të zhdukurve

29.08.2016 11:31:48

Zëvendësminstri i Drejtësisë, Florian Dushi, nëpërmjet një postimi në facebook ka kujtuar personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, për të cilët Serbia ende nuk është duke dhënë informacione për zbardhjen e fatit të tyre. Prandaj, z. Dushi, thotë se shtatëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, që u bë “falë ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike të NATO-s”, është koha që “qeveria e Serbisë, e cilësuar shpesh edhe si “demokratike”, dhe e ndërtuar nga eksponentët kryesor të regjimit që kreu gjithë këto krime në Kosovë, përfundimisht duhet të japë përgjigje lidhur me fatin e qytetarëve tanë të rrëmbyer”. Mirëpo, zë. Dushi, ka një mesazh të qartë edhe për bashkësinë ndërkombëtare “sidomos pjesae cila po e lehtëson “relaksimin” e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet ta ketë të qartë se nuk mund të bëhet fjalë për asnjë lloj “relaksimi” të mirëfilltë të këtyre raporteve pa mbylljen e kësaj teme”, dhe në këtë aspekt fton atë që “të shtojë presionin mbi qeverinë serbe  cila, përkundër punës e cila po bëhet në mes dy grupeve negociatore për këtë temë, në vazhdimësi po e saboton punën në gjetjen dhe hapjen e varrezave masive në Serbi në të cilat dyshohet se janë varrosur qytetarët e rrëmbyer dhe të vrarë gjatë luftës”.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Shtatëmbëdhjetë vjet që kur përfundoi lufta në Kosovë. Lufta përfundoi falë ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike të NATO-s, ndërhyrje që kishte për qëllim të ndalë por edhe të ndëshkoj një regjim fashist dhe veprimet e tij kriminale të përmasave gjenocidale në Kosovë.

Ndërhyrja e NATO-s, ndali luftën, por jo edhe dhimbjet dhe vuajtjet e qytetarëve tonë, të cilat, ata i përjetojnë edhe sot e kësaj dite, kjo për shkak të rrëmbimit, vrasjes dhe moskthimit, përkatësisht, tendencës për të fshehur çdo gjurmë të krimeve të kryera ndaj qytetarëve të Kosovës.

Qeveria e Serbisë, e cilësuar shpesh edhe si “demokratike” dhe e ndërtuar nga eksponentët kryesor të regjimit që kreu gjithë këto krime në Kosovë, përfundimisht duhet të japë përgjigje lidhur me fatin e qytetarëve tonë të rrëmbyer. Ajo duhet të ndaloj të aktroj të pafajshmin dhe të painformuarin lidhur me këtë temë kaq të ndjeshme për familjet e të të rrëmbyerve por edhe për popullin e Kosovës në përgjithësi.

Bashkësia ndërkombëtare, sidomos pjesa e cila po lehtëson “relaksimin” e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet ta ketë të qartë se nuk mund të bëhet fjalë për asnjë lloj “relaksimi” të mirëfilltë të këtyre raporteve pa mbylljen e kësaj teme, prandaj, ajo duhet të shtoj presionin mbi qeverinë serbe, e cila, përkundër punës e cila po bëhet në mes dy grupeve negociatore për këtë temë, në vazhdimësi po e saboton punën në gjetjen dhe hapjen e varrezave masive në Serbi në të cilat dyshohet se janë varrosur qytetarët e rrëmbyer dhe të vrarë gjatë luftës.

Ndërsa familjet e qytetarëve tonë të rrëmbyer, meritojnë respektin më të madh, deri në përulje të të gjithë neve, për shkak të qëndresës së tyre por edhe të angazhimi të tyre në kuadër të institucioneve por edhe personal në zbardhjen e fatit të të rrëmbyerve, rrethanave dhe të personave që kryen këto krime në Kosovë.“.

nekibekelemendifloriandushikumnova floriandushikumnova