Foggo: KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë

11.06.2019 14:25:40

KFOR-i në Kosovë ka shënuar sot 20 vjetorin e hyrjes së tij në Kosovë.

Në ceremoninë solemne të mbajtur për këtë rast, admirali James Foggo ka thënë se  KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë.

“Ai mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet. Në këtë vit të shumë përvjetorëve, dëshiroj të uroj këtë gjeneratë të re për këto 20 vite të paqes në të cilat ata u rritën. Dhe dëshiroj të lavdërojë përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë me fqinjët e tyre, me bashkë evropianët dhe me të gjithë botën. Në 20 vjetorin e KFOR-it, i inkurajoj të gjithë të reflektojnë. Po është koha të kujtojmë por edhe të ecim përpara”, ka thënë Foggo.

Ai ka kujtuar edhe kohën kur babi i tij ishte pjesë  e Forcave Kanadeze, duke kujtuar kështu çlirimin e Evropës.

“Javën e kaluar iu bashkova mijëra personave në plazhet e Normandisë për të përkujtuar 75 vjetorin e Ditës së Zbarkimit, ai ishte operacioni i përmasave epike. Numri i viktimave ishte i madh në të dyja anët. Sikur shumica nga ju unë kam lidhje personale me atë luftë, babai im ishte në Forcat Kanadeze, dhe zbarkoi në Normandi në korrik të vitit 1944. Përkushtimi i palëkundur i aq shumë ushtarëve, marinarëve, pjesëtarëve të forcave ajrore dhe marinësve e mposhti tiraninë dhe e çliroi Evropën.  Si rezultat i tmerreve të luftës së dytë botërorë, popujt e botës u bashkuan dhe i formuan kombet e bashkuara. Në mënyrë të ngjashme traktati i Uashingtonit i vitit 1949 para 70 viteve e themeloi Organizatën e Traktatit të Atlantikut Veriore.

Ishte qershori i vitit 1999, rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e themeloi Forcë për Kosovën si “prezencë ndërkombëtare të sigurisë e autorizuar për të krijuar një mjedis të  sigurte për të gjithë njerëzit në Kosovë”, shtoi Foggo.