Në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave të margjinalizuara”, Fondacioni Jahjaga ndau dje 10 certifikata për 5 gra nga Drenasi dhe 5 nga Gjakova të cilat u trajnuan në fushën e shkathtësive të buta, trajnim ky i ofruar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Trajnimi për shkathtësi të buta do të pasohet nga trajnimi në profesione specifike për të njëjtat përfituese, çka do t’i rritë mundësitë që këto gra të gjejnë punësim të qëndrueshëm. Ky projekt u mundësua nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)