Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës ishin kategori kushtetuese në bazë të kushtetutës së Kaqanikut 7 shtator 1990 dhe ligjit për Mbrojtje të v.1993

19.01.2019 18:47:14

Nga major Nazif Ramabaja

Se a ka egzistuer FARK-u në luftë dhe a ka dëshmi? janë bë publike shumë herë, por për ti demantuar ata të cilët thonë se ska fakte po u a bëjë me dije se betimin e kem dhënë pran komandantit të shtabit suprem të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi.

Dëshmia janë gjirimet e bëra më 21 qershor 1998 në Papaj me të cilat opinjoni është i njohur me to dhe paraqitjen e kolonel Ahmet krasniqit para ushtarëve dhe oficerëve duke ja dorëzuar flamurin e luft’es kolonel Tahir Zemajt dhe uruar betimin e dhënë si komandant i shtabit suprem i FARK-ut.

Është e njohur për të gjithë ata të cilët kan njohuri ushtarake se oficerët në komandimin dhe udhëheqjen e operacioneve shfrytëzojnë hartat topografike në të cilat planifikojnë operacionet luftarake , Ja një hartë e tillë topografike e punës e k-dantit të FARK-ut e përpiluar personalisht nga kolonel Ahmet krasniqi e titulluar: Operacioni i Clirimit të Republikës së Kosovës.
Krejt në fund për të qenë i kjartë ja përkujtoj edhe njëher Xhavit Halitit se unë jamë pjesëtar i FARK-ut deklarativisht e them këte pa kurfar presioni, por me dëshirë dhe bindje të madhe, a stë duket kjo dëshmi nga një epror i karierës i cili deklarohet publikisht se ishte pjesë e FARK-ut.

S´eshtë për tu habitur për deklarimet e tuaja të bëra dhe mohimin e egzistencës së FARK-ut kur kem parasysh se ti dhe argatët e tu të Lëvizjes asnjëher se keni pranuar deklaratën e pavarësisë 2 korrikun 1990, as 7 shtatorin kushtetutën e Kaqanikut, por as referendumin e vitit 1992, një gjë është e kjartë se themelet e pavare¨sisë së Kosovës janë ngritë mbi këto akte deshe apo sdeshe ta pranojë ky është problem i yti personal, por jo edhe i shoqërisë sonë dhe forcave progresive përparimtare.

OBS! Harta origjinale e kolonel Ahmet Krasniqit e përpiluar personalisht gjindet tek familja Zemaj.