Forcat irakiane vazhdojnë përparimin kundër ISIS-it

16.09.2017 21:46:48

Forcat irakiane rrimarin një rajon nga kontrolli i grupit Shteti Islamik (ISIS)

Forcat irakiane njoftuan sot se kanë rimarrë një rajon nga kontrolli i grupit Shteti Islamik (ISIS), në përgatitje të një beteje për rimarrjen e një bastioni të rëndësishëm xhihadist në perëndim të vendit, në kufi me Sirinë.

“Ushtria e Hachd al-Chaabi, njësitë tribale dhe policia kanë rimarrë krejt Akçatin”, njoftoi Komanda e Përbashkët e Operacioneve (JOC), që koordinon luftën kundër ISIS-it në Irak.

Njësitë paramilitare, të quajtura mobilizimi popullor, mbështeten nga forcat qeveritare irakiane, si dhe nga koalicioni ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-të për të rimarrë nga ISIS-i territoret që ka pushtuar në vitin 2014.

Magazina me armë dhe eksplozivë, zona stërvitore dhe qendra komandimi xhihadiste gjenden në këtë zonë, njoftojnë përgjegjës lokalë.