Forcat izraelite në muajin korrik arrestuan rreth 900 palestinezë

08.08.2017 14:42:02

Shoqata e të burgosurve palestinezë thekson se në mesin e të burgosurve muajin e kaluar gjenden edhe 18 gra dhe 144 fëmijë

 Forcat izraelite kanë arrestuar 880 palestinezë gjatë muajit të kaluar, tregojnë të dhënat e organizatave joqeveritare palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e të burgosurve palestinezë thekson se në mesin e të burgosurve muajin e kaluar gjenden edhe 18 gra dhe 144 fëmijë. Vetëm në Jerusalem janë arrestuar 425 persona.

Ushtria izraelite shpesh herë kryen arrestime të palestinezëve me arsyetime të ndryshme, ndërsa nga ato është se “kërkohen nga autoritetet pushtuese izraelite”.

Në burgjet izraelite gjenden më shumë se 6.500 palestinezë, duke përfshirë mbi dhjetëra gra dhe më shumë se 300 të mitur.