Forcat kurde avancojnë në Raka të Sirisë

11.06.2017 16:50:24

Koalicioni sirian arabo-kurd i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se ka marrë kontrollin e një lagjeje në qytetin Raka. Kjo zonë njihet si bastioni i grupit ekstremist “Shteti Islamik”.

Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) të udhëhequr nga kurdët kanë thënë se luftëtarët e tyre “çliruan” lagjen veriperëndimore të Al-Romania pas dy ditë luftimesh, në të cilat kanë vdekur 12 militantë të Shtetit Islamik.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka konfirmuar se luftëtarët e Forcave Demokratike të Sirisë tani po kontrollojnë lagjet Al-Romania dhe Al-Meshleb.

Luftëtarët e SDF-së kanë filluar sulmet e tyre në Raka më 6 qershor me përkrahjen e forcave ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga Siria.

Koalicioni ka vlerësuar se qyteti Raka, të cilin e marrë në kontroll Shteti Islamik në vitin 2014, mbrohet nga rreth 4,000 militantë.